02 Maj 2024

Miratohet marrëveshja për ndërtimin e linjës energjetike Shqipëri-Kosovë

Tiranë, 14 shkurt - Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me 102 vota pro marrëveshjen e huamarrjes për ndërtimin e linjës energjetike 400 kilovolt Shqipëri - Kosovë.

Marrëveshja parashikon një ndryshim në Marrëveshjen e huasë dhe projektit mes Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e Financave, Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), si agjencia e zbatimit dhe bankës gjermane KfW , të projektit “Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri – Kosovë (Tiranë – Prishtinë), miratuar në parim nga Qeveria në 22 janar 2014.

Këto ndryshime lidhen me kohën e shlyerjes së kredisë si pasojë e vonesave të proçedurave të prokurimit të kontratave për zbatimin e projektit, ku nuk u realizua disbursimi i kredisë sipas afateve të parashikuara tek marrëveshja e parë.

Proçedurat e prokurimit të kontratave për zbatimin e projektit kanë përfunduar në dhjetor 2013. Marrëveshja e parë u miratua me ligjin nr.10248, datë 11 mars 2010 për projektin “Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë” nëpërmjet huasë prej 42 milionë euro.

Shlyerja e kredisë prej 42 milionë euro në këtë projektligj parashikohet të kryhet me afate të përcaktuara brenda 8 viteve, nga 30 qershor 2016-30 dhjetor 2024.

OST, si kompani që do të kryejë veprimtaritë e transmetimit të energjisë elektrike, dispeçerimit të sistemit elektroenergjetik dhe operimin e tregut të energjisë elektrike, ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV Shqipëri – Kosovë, përfshirë investimet në pajisjet e tensionit të lartë.

Ndërtimi i linjës 400 Kv e interkonjeksionit Tiranë-Prizren parashikohet të përfundojë në vitin 2015. Shqipëria shton në tre numrin e tyre për shkëmbimin e energjisë me vendet e rajonit dhe Bashkimin Europian, duke rritur pozicionin strategjik në shkëmbimin e energjisë elektrike.

Për ndërtimin e linjës 400 Kv të interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë dy kompani, “Dalekovod” nga Kroacia dhe “Energoinvest” nga Bosnja kanë nisur përgatitjet për të filluar punën në terren. Projekti në total kap vlerë 75 milion Euro, financim i qeverisë gjermane përmes bankës KfW.

Linja e interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë është me rëndësi strategjike, pasi Shqipërisë, që importon energji elektrike për të plotësuar nevojat, i mundëson qëndrueshmëri importi dhe shfrytëzim optimal të burimeve të saj energjiteke plus atyre të Kosovës. Por vlera shkon përtej Shqipërisë dhe Kosovës, pasi realizimi i projektit i shërben rajonit dhe më gjerë.

Ndërtimi i linjës 400 Kv Tiranë-Prishtinë përmirëson sigurinë me kosto efikase të furnizimit me energji elektrike në Shqipëri dhe përmbush kushtet për një treg të integruar të energjisë në Evropën Juglindore.

Si lidhje me Kosovën, linja krijon kapacitete eksportimi duke kursyer shpenzime përmes operimit të përbashkët të kapaciteteve të gjenerimit. Kjo mundësi kontribuon në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë e Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në sektorin e energjisë elektrike.


(Balkanweb)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)