05 Maj 2024

“Miqtë e Amerikës” interesohen për projektet mjedisore

Prishtinë, 17 nëntor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim drjetuesit e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, me të cilët bisedoi për mundësinë e bashkëpunimit dhe sjelljen e investitorëvë amerikanë edhe në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ministri Agani falenderoi drejtuesit e kësaj shoqate për angazhimin dhe kontributin e dhënë në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së, duke vlerësuar lart rolin e stafit të tyre për ndihmën e pakursyer dhënë kauzës shqiptare.

Ndërsa, drejtori  i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, duke falenderuar ministrin Agani për kontributin e tij si ish ministër i Shëndetësisë, por edhe tani si ministër i MMPH-së, tha se do të angazhohen të sjellin investitorë dhe shoqata bamirësie për të investuar në Kosovë.

U bisedua për mundësinë e qasjes në projektet e fondacionit humanitar “Klinton”,  në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)