05 Maj 2024

Ministri Agani premton realizimin e disa projekteve për Kamenicën

Kamenicë, 12 nëntor -  Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka vizituar të enjten Komunë e Kamenicës, me ç’rast u prit nga kryetari Begzad Sinani.

Ministri Agani, tha se gjatë këtij takimi u diskutuan tematika që kanë të bëjnë me realizimin e projekteve në këtë rajon në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Agani shtoi se përkrahja e MMPH-së për këtë komunë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në fushën e energjisë së ripërtëritshme, menaxhimit të ujërave të zeza, po ashtu edhe në rregullimin e shtretërve të lumenjve.

Kryetari  Begzad Sinani, së pari falënderoi ministrin Agani për vizitën, ndërsa theksoi se e ka njoftuar ministrin me projektet që janë me rëndësi për komunën e Kamenicës, e të cilat do të kontribuonin në rritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve në këtë komunë.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)