28 Prill 2024

Mbi të vjetrën ndërtohet e reja

Prishtinë, 25 nëntor - “Nuk kam menduar që unë në këtë moshë do t’i mbërrij shtyllat e betonit. Shtyllat e vjetra kanë qenë të kalbura dhe shpesh kemi pasur probleme.

Faleminderit prej KEDS që po na e bënë dritë. Fshatin tonë e pret një ardhmëri e mirë”, thotë Sylejman Bujupi, rreth të tetëdhjetave, nga Orllati, fshat ku u nis Pilotprojekti për ndërrimin e shtyllave dhe zhvendosjen e pikave matëse.

Të gjithë parametrat kryesor të matjes së rezultateve tregojnë se KEDS është kompani e stabilizuar dhe po ecën fuqishëm drejt konsolidimit dhe fuqizimit të saj. E gjithë kjo po arrihet falë investimeve të duhura dhe angazhimit maksimal të punëtorëve në të gjitha hapësirat punuese.

Inkurajon fakti se objektiv kryesor i KEDS është furnizimi i rregullt dhe cilësor i konsumatorëve me energji elektrike. Për këtë qëllim ka filluar pilotprojekti që, përveç kësaj do të ndikojë edhe në zvogëlimin e humbjeve të përgjithshme.

Andaj duke u bazuar në këto faktorë, KEDS përmes këtij projekti do të bëjë përmirësimin e rrjetit të tensionit të ulët dhe zhvendosjen e pikave matëse në shtyllë, me ç’rast do të mundësohet qasja më e lehtë në pikat matëse, si dhe identifikimi i problemeve në terren për përgatitjen e projektit me bazë më të gjerë.

Gjatë këtij projekti synohet që shumica e shtyllave të ndërrohen, pasi pjesa dërrmuese e tyre janë të vjetruara dhe shpesh ndodh që të rrëzohen, ku një numër i madh i konsumatorëve mbesin pa tension. Gjithashtu, në kuadër të projektit bëhet ndërrimin i përçuesve, pasi që rrjeti ekzistues është me përçues të paizoluar, pra, i njëjti zëvendësohet me përçues kabllor (të izoluar).

Me zhvendosjen e pikës matëse nga shtëpia jashtë oborrit në shtyllë, do të lehtësohet leximi i pikës matëse dhe kontrollimin i saj. Në këtë mënyrë në masë të madhe do të zvogëlohet mundësia për keqpërdorim të energjisë elektrike.

Kjo iniciativë mundëson identifikimin e problemeve në terren, me qëllim që për projektet e ardhshme ekipet e KEDS të jenë të përgatitura për zgjidhjen e tyre në afat sa më të shkurtër.

Në bazë të incizimit është bërë projekti, ku janë specifikuar shtyllat që do të ndërrohen, gjatësia e përçuesve, optimalizimi i rrjetit, duke ndërruar ndonjë linjë apo degë të linjës dhe përcaktimi i vendit, ku do të bëhet vendosja e ormanëve me pika matëse. Natyrisht se gjatë implementimit të projektit me përpikëri po respektohen masat e sigurisë në punë.

Gjatë këtij procesi mund të përballemi edhe me kërkesa të ndryshme të qytetarëve, të cilat mund të jenë në lidhje me konfigurimin e rrjetit, vendosjen e shtyllave jashtë oborreve të tyre apo pronave të tyre, ndërrimin e vendit të shtyllave, kyçjen e konsumatorëve nga një nënstacion në tjetrin, moslejimin e kyçjes në një nënstacion të disa konsumatorëve, etj. Mirëpo, stafi i KEDS është i përgatitur që të përballet edhe me këto sfida dhe të gjejë zgjidhje për to.

Në dy lagje të fshatit Orllat, respektivisht në dy trafostacione punët janë në përfundim e sipër. Këtu tashmë është ndërtuar komplet rrjeti i tensionit të ulët me shtylla të betonit dhe kabllo bystek. Edhe në dy trafostacione të tjera në fshatin Zabel i Ulët projekti ka përfunduar ku është punuar në ndërtimin e rrjeteve të reja të tensionit të ulët dhe janë vendosur shtylla të betonit dhe kabllo.

Edhe Agron Bublaku, Gazmend Buçinca, etj, banorë të kësaj ane janë shumë të kënaqur me këtë punë që po e bëjnë punëtorët e KEDS.

KEDS do të investojë një shumë të përgjithshme prej 17 milionë euro deri në fund të vitit 2013, shumë kjo që tejkalon zotimet e KEDS për investime, pas përfundimit të procesit të privatizimit së rrjetit të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike. Në periudhë 15- vjeçare, KEDS do të investojë më shumë se 300 milionë euro.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), është shoqëri aksionare me operim në tërë territorin e Kosovës. KEDS sh.a. ka ekskluzivitetin e furnizimit me energji elektrike dhe shpërndarjes së saj. KEDS sh.a. është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a.

KEDS sh.a. është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak. Ky konzorcium kishte ofertuar me çmimin më të lartë në tenderin e hapur për privatizimin e ish- Distribucionit të KEK-ut.

KEDS sh.a. ka 2,631 punëtorë du

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)