03 Maj 2024

Mbahet konferenca për tregun e energjisë në Evropën Juglindore

Prishtinë, 15 tetor - Sot dhe nesër në Prishtinë do jenë përfaqësuesit e kompanive më të fuqishme të sektorit të energjisë në Evropës dhe ekspert me renome botërore, të cilët do të jenë pjesëmarrës të konferencës "Energy Market South East Europe 2015".

Në konferencë do të trajtohet situata e tanishme e tregut të energjisë të Evropës Juglindore, duke konsideruar Kosovën në rend të parë.

Me këtë rast, pos trajtimit të problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet ky treg, si edhe kërkimit të zgjidhjeve të përbashkëta, ata kanë mundësi të njihen edhe me potencialet që ka Kosova dhe ofertën e saj për të investuar.

Rëndësia e konferencës qëndron në faktin se, sektori i energjisë së Evropës Juglindore është qelës për rritje ekonomike edhe hapë rrugën për integrim në Bashkimin Evropian.

Burimet e mëdha natyrore të Kosovës kanë rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik përmes investimeve në sektorin energjisë.

Objektivi kryesor i saj mbetet  që në një vend - në një sallë të jenë së bashku të gjithë aktorët që ndërlidhën me energjinë në rajon dhe tregun e energjisë dhe pse jo edhe të investojnë në Kosovë duke ditur potencialet e mëdha energjetike që ka vendi.

Ekspertet dhe investitoret e mundshëm mjafton të paraqesin propozime, përvoja apo edhe të hapin problemet me të cilat ballafaqohet ky sektor. Aty do të elaborohen dhe do të koordinohen veprimet e mëtejme ndërmjet shteteve, në mënyrë që energjia të jetë faktor integrues i rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)