14 Maj 2024

Mbahet Forumi për Mjedisin

Prishtinë, 14 prill - Instituti Riinvest dhe partnerët e projektit organizojnë Forumin për Mjedisin ku do të prezantohen të gjeturat e raportit “Mbrojtja e Mjedisit në 16 komunat”.

Ky raport është njëri nga aktivitet e shumta të projektit të titulluar “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Partneritetit Zhvillimor Strategjik ndërmjet Komunave/Komuniteteve”.

Projekti është pjesë e programit Avancojmë Kosovën së Bashku – Alternativa Lokale i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe i implementuar nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF).

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është inkurajimi i komunave për të krijuar partneritete dhe rrjete regjionale për adresimin e çështjeve me interes të përbashkët, konsolidimin dhe përmirësimin e standardeve të qeverisje së mirë, dhe zhvillimin e qasjeve të reja në adresimin e sfidave aktuale dhe të ardhshme të qeverisjes lokale.

Në përputhje me qëllimin e përgjithshëm, intervista me 16 zyrtar komunal të cilët janë përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit janë zhvilluar dhe një raport që përshkruan situatën aktuale në lidhje me mbrojtjen e mjedisit , problemet e përbashkëta me të cilat ballafaqohen komunat , si dhe mundësitë për bashkëpunim ndër - komunal është përpiluar.

Gjatë forumit do të prezantohen të gjeturat e raportit dhe zyrtarët komunal do të inkurajohen të paraqesin mundësi të tjera për bashkëpunim ndër-komunal në lidhje me mbrojtjen e mjedisit.
Forumi 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)