29 Prill 2024

Mbahet forumi energjetik Euroazisë

Kazakistan, 7 tetor - Në plan të parë në Forum doli projekti i gazsjellësit “Nabucco”, ku siç u theksua nga folësit ky projekt është më i sigurte dhe ekonomik në krahasim me projektet e tjera alternative.

Kryeministri i Kazakistan-it, Karim Masimov, në fjalën që mbajti në forum foli për zhvillimet e rëndësishme që ka shënuar vendi i tij ne 20-vjetorin e pavarësisë në fushën ekonomike, dhe në veçanti në sektorin e energjisë.

Masimov tha se në Kazakistan vazhdojnë punimet për ndërtimin e centraleve të reja nukleare në kuadër kjo të politikës energjetike të vendit dhe shtoi se me mësimet që do të nxirren nga aksidenti bërthamor në Japoni në të ardhmen do të mund të ndërtohen centrale edhe më të sigurta.

Ndërsa Komisioneri i BE-së për Energjinë, Günther Oettinger, në fjalën e tij në forum tha se projekti NABUCCO është i rëndësishëm për plotësimin e nevojave energjetike të Evropës dhe shtoi se vazhdojnë punimet mbi rrugët e tjera alternative.

Kurse Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në BE dhe Kryetari i Kartës së Konferencës Energjitike, Selim Kuneralp, u shpreh se i kushtojnë rëndësi projekti NABUCCO dhe foli për rëndësinë që ka ky projekt në transmetimin e gazit natyror të Azisë Qendrore në tregun evropian.

Kuneralp tha se Kazakistani është një partner kryesor në fushën e energjisë edhe për Evropën dhe Turqinë.

Moderatori i forumit është prezantuesi i njohur i CNN-it, Larry King. Në forum marrin pjesë Presidenti i Këshillit Botëror të Naftës Randall Gossen, Prsidenti i Kompanisë Kazenergji Timur Kulibajev, Ministri i Energjitikës dhe i Turizmit të Bullgarisë Trojko Trajkov dhe zyrtarë nga Turqia.

Forumi do të zgjasë dy ditë dhe në marrin pjesë rreth 400 delegatë nga 20 vende të ndryshme të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)