04 Maj 2024

Malisheva me fshatrat mbesin pa rrymë për një orë

Prishtinë, 17 mars - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, (KEDS) ka njoftuar se për shkak të riparimit emergjent të ndërprerësit të fuqisë në kthinën 10 kV Bellanica është shkyçur komplet nënstacioni NS 35/10 kV Malisheva në orën 11:25. 

Sipas Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikime nga KEDS evitimi i prishjes pritet të zgjasë një orë.

Pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur Malisheva me fshatrat përreth.  
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)