04 Maj 2024

Mahet punëtoria “Politikat e Energjisë dhe Strategjitë”

Prishtinë, 11 mars - Punëtoria “Politikat e Energjisë dhe Strategjitë” është një mundësi e mirë që të diskutohen çështjet si Efiçienca e energjisë, implementimi adekuat i masave për arritjen e caqeve në këtë  lëmi, mundësitë e shfrytëzimit optimal të burimeve të ripërtëritshme të energjisë varësisht nga vendi dhe potencialet ekonomike apo kapaciteti që ka, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.

Këto komente ministri Ismajli i bëri në hapje të punëtorisë “Politikat e Energjisë dhe Strategjitë” që u organizua nga MZHE në bashkëpunim me Institutin për Energji për Evropën Jug-Lindore IENE, që u mbajt sot në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, organizatave rajonale, IFC, KFW, BERZH, FMN, BB, USAID dhe donatorëve tjerë të fushës së energjisë.

Kreu i MZHE-së vlerësoi iniciativën e IENE  për Evropën Juglindore që në takimet e saj vjetore të marrin pjesë përfaqësues nga fusha të ndryshme të energjisë, ku zhvillohet një dialog i cili mundëson menaxhimin optimal të bazuar dhe të arsyeshëm të resurseve energjetike në vend në një anë dhe planifikimin e përbashkët të kapaciteteve të cilat mundësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme të shfrytëzimit të resurseve që ekzistojnë në një vend.

“Kjo punëtori, besoj do të jep efekte, pse jo edhe në rrafshin politik në vendet e regjionit dhe sidomos në këtë segment dhe njerëzit që merren me këtë të bëjnë një lloj koncentrimi të një lloj truri të përbashkët që mund të jap përgjigje për temën e cila është edhe brengë botërore çfarë është siguria e furnizimin me energji elektrike”, tha ai.

Ismajli u shpreh i lumtur që Kosova është  përfshi në agjendën e IENE, ndërsa tha se në të ardhmen bashkëpunimi do të avancojë në fusha të ndryshme.

Nga ana e tij, Costis Stambolis – Drejtor Ekzekutiv i IENE, duke prezantuar fushë veprimtarinë e këtij Instituti me seli në Athinë, tha se kjo organizatë jofitimprurëse, ka nisur qysh në vitin 2003 dialogun e energjisë për EJL në Selanik ku ishte pjesëmarrës edhe ministri Ismajli, i cili ishte edhe anëtar i Bordit te IENE-it.

Ai tha se IENE është aktiv në të gjitha shtetet e Evropës Jug-Lindore, ndërsa aktivitete kryesore të tij konsistojnë në hulumtime dhe diskutime për çështjet e energjisë, hartimin e politikave të energjisë në nivel nacional dhe ndërkombëtar, transmisionin e energjisë, mjedisin etj.

Më pas, Costas Theofylaktos, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të IENE ka bërë një prezantim për Efiçiencën e Energjisë mundësitë e avancimit të saj, ndërsa lidhur me perspektivën e zhvillimit të BRE-ve  në EJL me fokus të veçantë Ballkanin Perëndimor, foli  Nicholas Sofianos, Projekt Koordinator në IENE.

Takimet vazhdojnë edhe nesër me grupe të ekspertëve kosovarë për sektorë të ndryshëm energjetik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)