06 Maj 2024

“Let’s Do It Kosova” në aksion pastrimi në fshatin Besi

Prishtinë, 15 qershor - Organizata Mjedisore “Let’s Do It Kosova” po vazhdon edhe më tej me aktivitete vetëdijësuese për mbrojtjen e mjedisit, të cilat po konkretizohen me aksione pastrimi nëpër lokacione të ndryshme të  vendit.

Vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të realizojnë sot aksion pastrimi në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës, duke filluar nga ora 10:00.

Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës dhe kompaninë menaxhuese të deponive në Kosovë.

Në aksionin e nesërm do të kontribuojnë edhe kompania private “Dardania” e cila ka ofruar eskavatorin për pastrimin e deponisë dhe kompania “Toifor”, e cila ka ofruar kamionët për largimin e mbeturinave nga ajo deponi ilegale e mbeturinave.

Për realizimin e aksionit, Organizata “Let’s Do It Kosova” ka ofruar sasi të derivateve për makinerinë që do të shfrytëzohet gjatë aksionit.

Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me banorët lokalë, të cilët do të ofrojnë ndihmën e tyre për aktivitetin e nesërm.

Iniciativa “Let’s Do It Kosova”, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj u bëjmë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje.

Fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën” mund ta ndihmoni duke dërguar mesazhe në operatorët Vala dhe Z-mobile, në numrin “55244”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)