05 Maj 2024

LDK kërkon përshpejtim të reformimit të tarifave për energjinë

Prishtinë, 20 janar – Lidhja demokratike e Kosovës (LDK), ka kërkuar përshpejtim të reformimit të tarifave për energjinë elektrike. Çdo ngecje në këtë aspekt do të përcillet me probleme me faturat, problemet të cilat kanë ndodhur disa herë, vlerësojnë ekspertë të LDK-së.

Nënkryetarja e LDK-së Teuta Sahatçiu, të hënën në konferencën për media, ka deklaruar se rekomandimi ka qenë që në afat prej 6 muajve të kemi strukturim të ri të tarifor në ndërkohë, nga përgjigja e ZRRE-së e cila është një përgjigje shumë jo profesionale, ku më tepër fliten çështje të përgjithshme sesa përgjigje konkrete.

Kurse Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar , Muhamet Mustafa tha se faturat e energjisë edhe pse nuk janë rrit çmimet, janë më të larta në dhjetor të 2013 se në dhjetor të 2012 për 16% derisa moti këtë vit është më i butë. Ai shprehu habinë nëse është kjo, rritje e konsumit apo diçka tjetër.

LDK dhe Grupi i saj parlamentar do te monitoroje zbatimin e rekomandimeve te Kuvendit lidhur me këto problem  dhe do te insistoje qe ato te zbatohen në interes te konsumatoreve dhe qytetareve, duke insistuar qe te tejkalohet situate e tashme e papranueshme rreth faturimit dhe gjithë shërbimit te furnizimit me energji elektrike. 
 
Grupi Parlamentar i LDK në Kuvendin e Kosovës mbajti konferencën për media lidhur me  realizimin e rekomandimeve te Kuvendit  me rastin e aprovimit të Raportit të Komisionit hetimore Parlamentar lidhur me   faturimin e shpenzimeve të rrymës elektrike për muajin janar 2013, dhe disa problemeve te ndërlidhura me këtë.


Debati lidhur me “Faturat e fryra të janarit 2013, kohën e llogaritjes dhe tarifa e lirë, njehsorët digjital dhe masat e ndërmarra me këtë rast” u  inicua nga deputetja Teuta Sahatqija dhe Grupi Parlamentar i LDK-së dhe u mbajte me 15 mars 2013.
Pas këtij debati u formua Komisioni Hetimor Parlamentar i cili me ndihmën e ekspertëve punoi Raportin me rekomandime.

Ky raport u aprovua në Kuvendin e Kosovës me 11 Korrik 2013. Rekomandimet e aprovuara obligojnë akterë të ndryshëm si ZRRE, KEDS, Auditorin e përgjithshëm , Zyrën e Kryeministrit që të adresojnë problemet që shqetësuan konsumatorët gjatë Janarit 2013 me një afatizim prej gjashtë muajsh. 

Kjo periudhe ka kaluar  andaj Grupi Parlamentar i LDK ka kërkuar informata nga këta akter për masat qe kane ndërmarrë, aq me pare kur edhe ketë vit u shfaqen shqetësime dhe probleme te ngjashme . Janë marrë përgjigje nga KEDS, ZRRE dhe  Auditori i Përgjithshëm ku shihet se kane filluar disa aktivitete ne frymën e rekomandimeve mirëpo ato nuk janë te intensitetit , dinamikës dhe cilësisë së duhur.

Problemi kryesor ka qenë i lidhur me domosdoshmërinë e reformimit të thellë te sistemit tarifor . Nga përgjigja  ZRRE kemi kuptuar se ende nuk ka rezultate të prekshme lidhur me ndryshimet e mundshme të tarifave. Ata na kanë njoftuar se janë në përgatitje të hapjes së konsultimeve publike për të gjitha çështjet duke përfshirë edhe tarifat dhe strukturën e tyre.

Pra kemi një vonesë shqetësuese ne adresimin e kësaj çështjeje. KEDS premton se ne fund te shkurtit do te dale me një dokument me propozime , po kjo është një periudhë shume e shkurtër qe reforma të diskutohet e vendoset para sezonës se ardhshme apo vitit te ri tarifor. Nuk shihet ndonjë angazhim i ZRRE për te marre masa preventive lidhur me  përmirësim të komunikimit, kujdesit dhe transparencës dhe shërbimeve  ndaj konsumatorëve.

KEDS ka njoftuar se  ka rritur numrin e stafit që punon për te adresuar vërejtjet e konsumatorëve , ka krijuam shërbim online për komunikim dhe adresim te ankesave  dhe se po merr masa ne modernizim te shërbimit.

Fatkeqësisht duket se as ZRRE as KEDS nuk I kane marre seriozisht shqyrtimin e rekomandimeve te Kuvendit lidhur shqyrtimin e mundësive për përshpejtimin e  dinamikës se investimeve te zotuar nga KEDS, përkatësisht LIMAK-Calik dhe për te rishqyrtuar projektin, fizibilitetin ekonomik e teknologjik te projektit  te furnizimit me njehsorë te ri elektrik .

Bile   KEDS ka njoftuar se, pa një rishqyrtim te tille, planifikon që me 2014 do të bëjë zëvendësimin e mbi 100.000 njehsorëve për te cilët ekspertet kane vërejtjet e dyshimet e tyre.   Nga Auditori i përgjithshëm kemi marre zotimin se e kanë formuar ekipin e punës për shqyrtimin e performancës dhe procedurat e projektit të njehsorëve digjital dhe se më kryerjen e raportit Auditori i Përgjithshëm do ta njoftojë Kuvendin e Kosovës.
GP i LDK  kërkon nga  kryeministri që ti përmbahet plotësisht Ligjit për Ndërmarrjet publike dhe rregulloret përcjellëse të cilat sigurojnë pavarësinë e këtyre Bordeve dhe Rregullatorëve nga intervenimet politike.
 
 
Në përgjithësi mund te thuhet se Debati I inicuar ne Kuvend nga LDK  dhe formimi I Komisionit hetimor pas tij ka dërguar arsyshmerit  e tij, ka inicuar një sere aktivitetesh qe janë ne vijim e sipër. Po dinamika dhe serioziteti i anterive përgjegjës ende nuk është ne nivelin e kërkuar. LDK dhe Grupi i saj parlamentar do te monitoroje zbatimin e rekomandimeve te Kuvendit lidhur me këto problem  dhe do te insistoje qe ato te zbatohen në interes te konsumatoreve dhe qytetareve, duke insistuar qe te tejkalohet situate e tashme e papranueshme rreth faturimit dhe gjithë shërbimit te furnizimit me energji elektrike. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)