03 Maj 2024

Lansohet iniciativa Mitrovica Riciklon

Mitrovicë, 26 shkurt - Këshilli Danez për Refugjatë dhe Green Art Center bëjnë lansimin  e nismës “Mitrovica Riciklon”, një nismë që mundëson qytetarët, institucionet dhe bizneset në Mitrovicë për të kontribuar në riciklim dhe njëherësh mbështet punësimin dhe përfshirjen sociale të mbledhësve joformalë të mbeturinave me anë të Ndërmarrjes Sociale “Treciklo”.

Nën Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi dhe Christof Stock, Shef i Operimeve të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do të bëjnë inagurimin zyrtar për nisjen e procesit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në shkollat kryesore të qytetit në objektin Komunal si edhe në lagje në Mitrovicë.

Më pas aktiviteti do të vazhdojë me një ekspozitë të përgatitur nga nxënësit e klubeve të gjelbërta të themeluara prej GAC në shkolla, nën tematikën  “ Promovo Artin e Ri- përdorimit”.

Projekti ‘Fuqizimi i përfshirjes sociale dhe zhvillimit ekonomik për grupet e margjinalizuara në Mitrovicë’ është financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Keshilli Danez për Refugjatë.

Bashkimi Evropian po mbështet punësimin dhe përfshirjen sociale në Mitrovicë përmes një iniciative ekonomike për riciklimin e mbeturinave. Ky projekt implementohet nga Këshilli Danez i Refugjatëve.

Si një prej rezultateve, përmes këtij projekti është themeluar një ndërmarrje sociale, duke ofruar vende pune për tetë njerëz dhe duke kontribuuar në mënyrë indirekte në punësimin e mbi pesëdhjetë grumbulluesve joformalë të mbeturinave.

Ata po mbështeten edhe me pajisje (tricikla etj.), të cilat e bëjnë punë e tyre më të sigurt dhe më efikase.

Ky projekt ka organizuar rritjen e vetëdijesimit në shkolla dhe ka organizuar forume të tjera për riciklimin e mbeturinave dhe për mbrojtjen e ambientit.

Zyra e BE-së ka investuar rreth gjysmë milioni euro në këtë projekt. Ky projekt do të inaugurohet të premten dhe mediat ftohen që të mbulojnë këtë ngjarje.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)