23 Prill 2024

Kuvendi i Kosovës miratoi raportin e ZRRE-së

Prishtinë, 17 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancen e sotme me 45 vota pro, 11 kundër, 6 abstenime miratoi raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2009 .

Deputetët pavarësisht së raporit është miratuar, ata paraqitën vërejtje edhe rreth çmimit të energjisë, leximit paushall të orëve të rrymës, etj.

Kryetarja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetike, Transport dhe Telekomunikacion, Myzejene Selmani ka thënë se në Kosovë edhe gjatë vitit 2009 ka vazhduar gjendja e pakënaqshme e furnizimit me energji, me gjithë investimet e shumta në këtë sektor.

Safete Hadërgjonaj nga Partia Demokratike e Kosovës, duke komentuar raportin e vitit 2009 ka deklaruar se ZRRE ende nuk ka arritur krijojë kushteve për furnizimin e rregullt të konsumatorëve me energji elektrike. Megjithatë, kjo zyrë ka punuar në hartimin e legjislacionit, në harmoni me atë të BE-së.

“ZRRE ka dështuar të përmbushë obligimet e saj në krijimin e kushteve për furnizimin e konsumatorëve me energji, për ruajtjen e mjedisit, dhe të ndërtojë një treg konkurrues”, tha Hadërgjonaj.

Kosova vazhdon të shpenzojë shuma të mëdha parash për importimin e energjisë elektrike, të cilën e blen shumë shtrenjtë, tha Ethem Ceku nga radhët e AAK-së. Sipas tij ZRRE-ja nuk ka arritur të krijojë politika zhvillimore dhe ka ngecje në shumë drejtime.

Edhe gjatë debatit të sotëm pati ndërprerje të energjisë elektrike. Ndërkohë, Naim Rrustemi, deputet i pavarur, tha se KEK-u ka nënshkruar kontratë për import, me ndërmarrjen Geni nga Beogradi, e cila nuk ka qenë e licencuar. Ai tha se në bazë të raporteve të organizatave ndërkombëtare, ka pasur ndërhyrje të Ministrisë së energjisë sa i përket kontratave.

Ndërkaq, në debatin për raportin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2009, deputetë të opozitës kritikuan politikat e AKP-së për privatizimin e ndërmarrjeve, çështjen e mbajtjes së fondeve të privatizimit jashtë vendit, vonesat në shpërndarjen e 20 përqindëshit etj.

Ky raport po diskutohet ende.Njëkohësisht u adresuan kritika rreth importimit të energjisë nga kompani që nuk kanë qenë të licencuara, rreth faturimit dhe humbjeve.Kuvendi aktualisht po debaton raportin e agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2009..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)