28 Mars 2024

Kthehen në sistem njësitë e Termocentralit “Kosova B”

Berlin, 15 maj - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se si pasojë e reagimit të mbrojtjes automatike rreth orës 21:00 janë ndalur dy njësitë gjeneruese të Termocentralit “Kosova B”.

Njësia B1 është kthyer pas disa minutash në sistem, ndërsa njësia B2 është kthyer para mesnatës. Kjo njësi është kthyer më vonë pas testeve të domosdoshme për të mos rrezikuar punën e mëtutjeshme të bllokut.

Kthimi në afatin më të shkurtër të mundshëm është bërë falë angazhimit të jashtëzakonshëm të punëtorëve të këtij termocentrali.

Ndalja e blloqeve ka shkaktuar ndërperje të energjisë elektrike për disa minuta. KEK sh.a kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve për këtë ndalesë të paplanifikuar dhe i siguron se po bën cështë e mundur për furnizim sa më stabil dhe më kualitativ me energji elektrike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)