09 Maj 2024

Kryeministri viziton Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK)

Prishtinë, 25 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi sot Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku u njoftua nga  Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, për performancën e KEK-ut, realizimin  me sukses të projekteve, ecurinë e punës, kushtet e punëtorëve, rezultatet, sfidat dhe objektivat e KEK-ut, gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Gjatë vizitës, kryeministri Mustafa u shoqërua edhe nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, Zëvendësministri i MAPL-së, Bajram Geci si dhe anëtar të kabinetit qeverisës, në këtë takim morën pjesë edhe Drejtorët Ekzekutive të KEK-ut,

Pas takimit, dhe vizitës në stabilimentet prodhuese te Kosovës A,  Z. Mustafa, falenderoi Drejtorin Menaxhues dhe menaxhmentin e KEK-ut, për pritjen dhe njëkohësisht premtoi përkrahjen e plotë në realizimin e projekteve strategjike,

“U njoftuam me funksionimin dhe  problemet aktuale me të cilat po ballafaqohet KEK-u, por edhe me perspektivën e zhvillimit të prodhimit të energjisë elektrike. Kjo është një fushë tepër e rëndësishme e zhvillimit ekonomik,  ju e dini se jemi përcaktuar ta ndërtojmë një termocentral të ri, Termocentralin Kosova e re, në po ashtu përkrahim studimin e fizibilitetit rreth ri vitalizimit të  termocentralit Kosova A, mirëpo duke plotësuar edhe kriteret e ambientit edhe kriteret e tjera, gjithashtu edhe investimeve shtesë në Kosoven B, pastaj biseduam edhe për problemet tjera zhvillimore dhe Ligjin për Obiliqin që ndërlidhet edhe me KEK-un, dhe bashkëpunimin e  KEK-ut me Komunë,  theksoi Kryeministri”

z. Gjuka pas takimit theksoi; “E njoftova Kryeministrin dhe stafin e tij për proceseve nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve dhe rezultateve te arritura operuese dhe mjedisore. Si rezultat i punës së mirë ekipore, KEK-u, ka arritur që vitin 2015 ta përmbylle me sukses sa i përket prodhimit të energjisë elektrike dhe si pasoj Kosova ka arritur që eksportoj më shumë  energji elektrike se sa të importoj. Në këtë rast, jemi dëshmitar të përfundimit të suksesshëm të investimeve të filluara tash e katër vite në mbrojtje të mjedisit, që kapin shumën prej mbi 50 milion Euro, kryesisht nga mjetet vetanake”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)