03 Maj 2024

Kroacia e gatshme ta ndihmojë Kosovën në fushën e gjeomjedisit

Prishtinë, 24 shkurt - Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur një delegacion nga Instituti Gjeologjik i Kroacisë, më në krye drejtorin Josip Halamic, me të cilin diskutuan për mbetjet industriale dhe trajtimin e tyre.

Zëvendësministri Shala, e njoftoi delegacionin nga Kroacia me punën që kjo ministri ka bërë në fushën e gjeomjedisit, duke thënë se Kosova ka trashëguar nga e kaluara një gjendje jo të mirë në këtë fushë, gjë që kërkoi ndihmën dhe përvojën e ekspertëve kroatë.

Shala po ashtu tha se Kosova është duke bërë përpjekje që të hartojë legjislaturën e duhur sa i përket trajtimit të mbeturinave industriale.

Delegacioni kroatë e falenderoi zëvendësministrin Shala për pritje, duke i premtuar mbështetje dhe bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve që ndërlidhen me fushën e gjeomjedisit.

Të dy palët u pajtuan që ky bashkëpunim i ndërsjellë të vazhdojë edhe në të ardhmen në frymën e trajtimit të mbeturinave industriale, fushë kjo që përveç ndikimit mjedisor, ka ndikim të dukshëm edhe në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)