Krijohen grupet punuese për tregun e përbashkët të energjisë

Prishtinë, 10 mars - Pas themelimit të tregut të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për energjinë elektrike, për të ndihmuar punën e Komitetit Drejtues janë themeluar edhe grupet punuese.  
Në fazën fillestare të punës, janë themeluar grupi punues për çështje ligjore/rregullative, grupi punues për çështje teknike/operative dhe grupi punues për çështje komerciale, të cilat do të përbëhen nga ekspertë të ndryshëm të të dyja shteteve.
Grupi punues për çështje ligjore/rregullative: 
1.    Përfaqësues nga MZHE  Sabit Gashi (Bashkë-kryesues);
2.    Përfaqësues nga MEI   Enea Karakaci (Bashkë-kryesuese);
3.    Përfaqësues nga ERE   Agim Nashi (Anëtar);
4.    Përfaqësues nga ZRRE  (Anëtar);
5.    Përfaqësues nga KOSTT- Resmije Ahma (Anëtare);
6.    Përfaqësues nga OST   Ilda Neziri (Anëtare).
Grupi punues për çështje teknike/operative:
1.    Përfaqësues nga KOSTT- Kadri Kadriu (Bashkë-kryesues); 
2.    Përfaqësues nga OST  Luan Aranitasi (Bashkë-kryesues);
3.    Përfaqësues nga ZRRE  - Rifat Blakaj (Anëtar);
4.    Përfaqësues nga ERE  Agim Nashi (Anëtar);
5.    Përfaqësues nga MZHE  Skender Xani (Anëtar);
6.    Përfaqësues nga MEI    Agim Bregasi (Anëtar).
Grupi punues për çështje komerciale:
1.  Përfaqësues nga ERE -  Agim Nashi (Bashkë-kryesues);
       2.  Përfaqësues nga ZRRE  (Bashkë-kryesues);
       3.  Përfaqësues nga KOSTT- Skender Gjonbalaj (Anëtar);
       4.  Përfaqësues i OST  Ana Moisiu (Anëtare);
       5.  Përfaqësues nga MZHE  Luan Morina (Anëtar);
       6.  Përfaqësues nga MEI  Edmont Gjokutaj (Anëtar).
Vendimet e Komitetit Drejtues merren me konsensus të përgjithshëm të anëtarëve me të drejtë vote. 
Ndërsa, nëse konsensusi nuk mund të arrihet, atëherë bashkë-kryesuesit kërkojnë pajtueshmëri për hedhjen e çështjes në votim, për të cilën do të vendoset në bazë të shumicës së thjeshtë të anëtarëve të pranishëm me të drejtë vote. 
Gjithashtu, nevojitet pjesëmarrja e së paku dy të tretave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve me të drejtë vote në mbledhjen e Komitetit Drejtues në mënyrë që vendimmarrja të jetë e vlefshme.
 















