05 Maj 2024

KOSTT mbështet komunën e Gjakovës me 5000 euro

Gjakovë, 12 nëntor - Në Komunën e Gjakovës është nënshkruar marrëveshja në mes të Kryetares së Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT (Operator i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike), Naim Bejtullahu, për mbështetjen e Komunës së Gjakovës për implementimin e një projekti në vlerë prej 5000.00 euro.

Kjo mbështetje vjen si pjesë e përkushtimit të KOSTT për të ndikuar në mirëqenien e komunitetit si një nga parimet e përgjegjësisë shoqërore të korporatave.

Komuna e Gjakovës, nga lista e fshatrave nëpër të cilat ka kaluar linja e transmisionit, këtë përkrahje ka vendosur të ia dedikoj rregullimit të nyjeve sanitare në shkollën fillore “Shtjefën Kurti” në fshatin Novosellë e Epërme.

Komuna e Gjakovës shprehet falënderuese për vullnetin e mirë të korporatave dhe bizneseve të cilat kontribuojnë në të mirë të qytetarëve dhe të komunitetit për një mirëqenie dhe zhvillim të gjithmbarshëm, përderisa mbetet e përkushtuar të ngris standardin dhe kualitetin e jetës në gjithë territorin e komunës së Gjakovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)