27 Prill 2024

Kosova shënon Ditën Botërore të Meteorologjisë

Prishtinë, 23 mars - Sot në mbar botën shënohet Dita Botërore të Meteorologjisë me c'rast Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës organizon shënimin e kësaj ngjarje.

Organizata Botërore Meteorologjike ( World Meteorological Organization WMO, fr Organizata Météorologique mondiale - OMM ) është themeluar më 23 mars të vitit 1950 , si organizatë ndërqeveritare dhe agjenci e veqant e Kombeve të Bashkuara e cila bashkon 188 shtete anëtare me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shërbimeve meteorologjike.

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës është anëtarësuar në Organizatën Ndërkomëbëtare të meteorologjisë dhe është i qertifikuar nga EUMETSTAT. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës apo shkurt IHMK është instituti që bënë matjet hidrometeorologjike në territorin e Kosovës.

Veprimtaria Hidreometeorologjike ne Kosovë ka filluar ne vitin 1922 kur në kufirin shqiptaro-shqiptar ne Vermicë është vendos një latë (hidrometer) dhe limnigraf në lumin drini i bardhë.

Po në ate pikë monitotuese datojnë edhe matjet e para klimatologjike. Rrjetat monitoruese janë shtri sipas ujërrjedhave përkatësisht pelgjeve te Kosovës dhe stacionet meteorologjike kanë qenë të shpërndara sipas gjerësisë gjeografike me qellim të evidentimit dhe saktësimit të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)