12 Maj 2024

Kosova po shndërrohet lidere në reformën e planifikimit hapësinor

Prishtinë, 14 janar - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie të cilën e njoftoi për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo ministri, por edhe me prioritetet dhe planet e tij si ministër gjatë mandatit katërvjeçar.

Ministri Agani falenderoi ambasadorin Delawie dhe popullin amerikan për ndihmën që është duke i dhënë kësaj ministrie përmes USAID-it.

Ministri e informoi ambasadorin Delawie për arritjet, sfidat, në sektorin e planifikimit hapësinor, mjedisit, përkujdesjës për zonat e mbrojtjes, parqet kombëtare, shpronësimet, funksioninim e Këshillit Monitorues Zbatues, për qendrën historike të Prizrenit dhe trashëgimin kulturore të Kishës Serbe.

Duke folur për reformën në planifikimin hapësinor, ministri Agani tha se Kosova në këtë fushë është duke u shndërruar në lider.

Agani e njofti ambasadorin amerikan edhe për procesin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, bazuar në regjistrin shtetëror të këtyre ndërtimeve që u përplikua në vitin 2015.

Agani informoi ambasadorin Delawie edhe për projektet e ndryshme të ministrisë në sektorin e mjedisit, me theks të veçantë në përmirësimin e cilësisë së ujit, planin e veprimit për parandalimin e keqpërdorimit të rërës dhe zhavorit nga shtretërit e lumenjve, në ngritjen e cilësisë së ajrit, konkretisht me aktin nënligjor me të cilin do të kontrollohen emisionet e gazrave nga automjetet.

Ambasadori Delawie u informua edhe për shënimet e ministrisë për kthimin e vendeve të reja të gjelbërta të punës në sektorin e trajtimit të mbeturinave të ngurta, nga ujërat e zeza mbi bazën e ekonomisë cirkulare, si dhe themelimin me ligj të  Fondit Ekologjik dhe të efiçiencës së energjisë për këtë qëllim.

Gjatë bisedës Delawie u informua edhe për masat e ndërmarra nga MMPH përkitazi me ndryshimet klimatike, shpronësimet, problematikën e parqeve kombëtare, dhe çështjet e tjera nga këndvshtrimi i ministrisë.

Ambasadori Delawie i përcjelli ministrit Agani falenderimet e USAID-it për bashkëpunimin e shkëlqyer me ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkitazi me ruajtjen e cilësisë së ajrit, dhe e informoi për projektin e Qeverisë Amerikane për instalimin e pajisjeve për matjen e partikulave PM 2,5 të pluhurit në kryeqytetet ku janë të vendosura ambasadat e SHBA-së, ndër të cilët prej muajt shkurt do të jetë edhe Prishtina.

Ambasadori Delawie, po ashtu u informua nga ministri Agani për aktivitetet që është duke i ndërmarr ministria përkitazi me nënshkrimin e memorandumit “Për hartimin e planeve zhvillimore komunale, hartës zonale komunale dhe planin rregullues të hollësishëm” që duhet të nënshkruhet së shpejti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)