29 Prill 2024

Kosova pjesë e konferencës Botërore për mjedis

Prishtinë, 28 janar - Kosova është berë pjesë e konferencës botërore për mjedis “Clean World Conference 2017 - Connecting Heroes” e lëvizjes botërore për mjedis e cila po mbahet në Estoni e organizuar nga levizja globale “Let’s Do It World” nga 26-29 Janar 2017.

Kosova në këtë konferencë përfaqësohet nga anëtarët e organizatës “Let’s Do It Kosova” së bashku me zyrtarë nga Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës, e që është pjesë e levizjës globale “Let’s Do It World” që nga viti 2012, dhe që nga atëherë ka organizaur shumë aktivitete në funskion të ruajtjes dhe mbrojtes së mjedisit në Kosovë.

Konferenca u hap nga Presidentja e Estonisë znj. Kersti Kaljulaid, dhe poashtu pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Komisionit Evropian si dhe organizatat mbështetëse të aktiviteteve mjedisore si: “International Solid Ëaste Association”, “National Geographic Emerging Explorer” “JCI”, “ Zero Ëaste mangment” etj.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë mbi 200 pjesëmarrës nga 67 shtete të Botës të cilët për tre  ditë do të shkëmbejnë informacione rreth aktiviteteve si dhe do të hartojnë strategjinë për organizimin e ditës së pastrimit të Botës e cila është caktuar me 8 shtator 2018 ditë në të cilën synohet pjesëmarrja e mbi 300 milion vullnetarëve në tërë Botën. Në konferencë gjithashtu u diskutua edhe aspekti i përkrahjes institucionale si një ndër faktorët kyc
 
Kosova vazhdon të përballet me probleme të mëdha të ndotjes së mjedisit andaj mobilizimi i të gjithë akterëve dhe përfshirja e sa më shumë qytetarëve do të ndikoj që ky problem të adresohet dhe zgjidhet.

Pas kthimit në Kosovë do të fillohet me përgatitjet për organizimin sa më të mirë të aksionit të pastrimit ku synohet mobilizimi I mbi 100 mijë qytetarëve për diten e patrimit në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)