29 Prill 2024

Kosova i ka kërkuar Komunitetit të Energjisë në Vjenë të penalizojë Serbinë

Prishtinë, 31 janar - I pyetur mbi bllokimin e linjës së interkonjeksionit Kosovë - Shqipëri, zëvendësministri i Energjisë së Kosovës thotë se Prishtina i ka kërkuar Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë të penalizojë Serbinë.

Ngërçi që mban peng autostradën energjetike është mosnjohja e Operatorit të Transmetimit të Kosovës nga Serbia. 

“Shpresojmë që ata që duhet të penalizojnë Serbinë dhe të veprojnë njëanshem në këtë drejtim dhe të pavarësohet, anëtarësohet sistemi energjetik i Kosovës në atë të Europës. Nuk kemi marrë akoma përgjigje e kemi kërkuar edhe nga pala shqiptare si anëtare e komunitetit për energji”, tha Gani Kroci, zv.ministër i Energjisë së Kosovës.    
 
Linja e interkonjeksionit me Kosovën kushtoi 70 milionë euro dhe i shërben diversifikimit të burimeve energjetike të të dy vendeve.

 

/tch/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)