30 Prill 2024

Kosova e Serbia sot vazhdojnë dialogun për energjinë

Bruksel, 18 qershor - Nga dita e hënë delegacionet e Republikës së Kosovës të udhëhequra nga ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, po qëndrojnë në Bruksel më ç’rast janë mbajtur takime për çështjen e telekomit, asociacionit, çështjes së revitalizimit të urës së Mitrovicës në funksion të lëvizjes së lirë si dhe nesër pritet të mbahet edhe takimi për çështjen e energjisë.

Lidhur me zhvillimet e deritashme në bisedime, Bashkimi Evropian ka vlerësuar angazhimin e palëve në bisedime ndërsa ka njoftuar se grupet punuese janë takuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë (energjia, telekomi, asociacioni).

Po ashtu në takimin për revitalizimin e urës mbi lumin Ibër, Shërbimi i Jashtëm i BE-së ishte nikoqir i dy palëve në dialogun Kosovë – Serbi, për të diskutuar lirinë e lëvizjes dhe mënyrën e ecjes përpara në çështjen e urës së Mitrovicës.

Në këtë takim, udhëheqësi i grupit punues, z. Samuel Zhbogar, përfaqësues special i BE-së në Kosovë, e ka prezantuar para palëve kopjen e vlerësimit teknik të bërë rishtazi si dhe sugjerimet për të ecur tutje me këtë çështje.

Pjesëmarrësit u morën vesh që të takohen përsëri të hënën më 22 qershor 2015 që të diskutojnë më tej marrëveshjen që parasheh revitalizimin e urës mbi lumin Ibër të Mitrovicës në periudhën pasuese.

Delegacioni i Republikës së Kosovës udhëhiqej nga Edita Tahiri, ministre për Dialog dhe në përbërje ishin Valon Murtezaj dhe Bajram Gecaj këshilltar politik të kryeministrit Mustafa, Blerim Shala, koordinator politik i dialogut, Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Tahiri dhe koordinator i çështjes, Besnik Osmani, sekretar i përgjithhëm i MAPL-së dhe Arjeta Rexhaj, këshilltare politike e ministres Tahiri.

Në takimin e grupit punues për zbatimin e marrëveshjes së telekomit ishin edhe Gazmir Raci, kordinator politik për telekomin, Ekrem Hoxha, koordinator i grupit të ekspertëve dhe kryetar i Bordit i ARKEP-it, Ilir Imeri, shef i Departamentit të Komunikimeve Elektronike në ARKEP, Ardrit Gashi, këshilltar politik i ministrit Stavileci, Rexhë Gjonbalaj, kryetar i Bordit i PTK, Mehdi Latifaj, drejtor teknik në PTK si dhe ambasadorja e Kosovës në Belgjikë, Mimoza Ahmetaj.

Në kuadër të grupit punues për urën e Mitrovicës ishin edhe Shqipe Mjekiqi, këshilltare politike e ministrit Hyseni, Arben Çitaku, sekretar i përgjithshëm i MMPH-së, Agim Bahtiri, kryetar i komunës jugore të Mitrovices, Rashit Qalaj, drejtor i operativës në Policinë e Kosovës dhe Sami Zeka, drejtor i urbanizmit në komunën jugore të Mitrovicës.

Ndërsa sot në takimin e grupit për energjinë grupi përbëhet nga Elona Cecelia, koordinatore politike për energjinë dhe këshilltare e znj. Tahiri, Naim Bejtullahu, kryeshef i KOSTT-it, Merita Kostari, anëtare e bordit të ZRRE-së, Ardrit Gashit, këshilltar politik i ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Gazmend Mejzini, kryeshef i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në MTI. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)