28 Prill 2024

Kosova e Serbia bisedojnë për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë

Bruksel, 26 nëntor - Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja znj. Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e radhës për çështjet e energjisë që u mbajt dje në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. 

Në këtë takim u bisedua për procesin e zbatimit të marrëveshjes për energjinë, përkatësisht për hapat që duhet të merren nga secila palë në mënyrë që procesi i zbatimit të jetë në koherencë me marrëveshjen dhe me afatet e parapara.

Palët u fokusuan në diskutimet për të përafruar qëndrimet rreth planit për veprim, i cili do të shërbejë si udhërrëfyes përgjatë procesit të zbatimit të Marrëveshjes për energjinë të arritur me 8 shtator 2013.

Palët janë pajtuar që të vazhdojnë konsultimet më qëllim që sa më parë të finalizohet plani për veprim dhe të fillojë zbatimi praktik i kësaj marrëveshje me të cilën synohet vendosja e një bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e energjisë mes Kosovës dhe Serbisë, në bazë të parimeve të Bashkimit Evropian dhe Traktatit të Komunitetit të Athinës për energji për Evropën Juglindore.

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ishin në përbërje: Naim Bejtullahu kryeshef i KOSTT-it dhe kryesues i grupit, Elona Cecelia koordinatore, Luan Morina udhëheqës i departamentit për Energji dhe Miniera në MZHE, Kadri Kadriu zëvendëskryeshef i KOSTT-it, Sabri Musiqi drejtor i departamentit të sistemit të operimit në KOSTT, Skender Gjonbalaj drejtor i departamentit të operimit të tregut, Merita Kostari anëtare e Bordit të Zyrës se Rregullatorit për Energji, Visar Xani këshilltar politik dhe media i zëvendëskryeministres, Edita Tahiri. Karagutoff Gorge  nga KEDS, Sokol Elmazaj këshilltar ligjor në KEDS.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)