03 Maj 2024

Kosova e Re, projekti më i madh energjetik i vitit

Prishtinë, 5 dhjetor - Projekti më i madh për vitin 2014 në fushën e energjetikës do të jetë ndërtimi i termocentralit \'\'Kosova e Re\'\', ka thënë ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismaili. Kah mesi i këtij vitit pritet të arrijnë ofertat nga tre konsorciumet e parakualifikuara.


Dy konsorciume tashmë edhe me shkrim kanë shprehur interesin për të vazhduar garën për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, ka thënë ministri Ismajli duke mos i bërë të ditur emrat e tyre. Në këtë drejtim, ndërmjet muajit mars e prill, ministri tha se do të hapet kërkesa për ofertë.

“Dhe në bazë të një diagrami kohor i cili është miratuar bashkë me këshilltarin e transaksionit ne presim që ofertat të na arrijnë në fund të qershorit , në fillim të korrikut”, tha ministri Ismajli.

Për ministrin është jashtëzakonisht e rëndësishme se paketa e Kosovës së Re përmban në vete vetëm ndërtimin e Termocentralit:

“Nuk është më aty as \'\'Kosova B\'\', as mihja, që ishte elementi kryesor dhe me këtë besoj se jemi pajtuar edhe me shoqërinë civile se nxjerrja e mihjes prek paketës është një kualitet i ri për ne është një mundësi e zhvillimit të mëtejshëm edhe të konkurrencës në segmentin e gjeneratorëve të mundshëm që do të vinë dhe atyre që janë ekzistues”, tha Ismajli.

Me përfundimin e linjës interkonektive dhe të projektit të Termocentralit Kosova e Re, sipas ministrit Ismaili definitivisht sigurohet bazë e mirëfilltë për zhvillim jo vetëm të sektorit të energjisë por edhe të tërheqjes së investimeve të huaja direkte.(rtk)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)