10 Maj 2024

Kosova e gatshme të kontribuojë në ndryshimet klimatike

Prishtinë, 1 prill - Kosova është e gatshme t’i përmubush të gjitha detyrimet e saj për monitorimin e ndryshimeve klimatike, adaptimin ndaj tyre dhe zbutjen e ndikimeve që vijnë nga këto ndryshime.

Kështu ka thënë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, në panelin e lartë të ministrave të mjedisit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Podgoricë, e ku po diskutohet për sfidat e ndryshimeve klimatike dhe mjedisore në regjion.

Ministri Agani, siguroi të pranishmit se Kosova është e përkushtuar të bashkëpunojë me vendet e regjionit dhe më gjerë, në mënyrë që të integrojë programet e  strategjise së ndryshimeve klimatike në Strategjine Kombëtare 2016-2021.

Duke folur për punën e ministrisë që ai drejton karshi ndryshimeve klimatike, ministri Agani rast tha se në kuadër të këtij angazhimi, Kosova përmes MMPH-së ka bërë një sërë veprimesh për të përmbushur nevojën për monitorimin e ndryshimeve klimatike, adaptimin ndaj tyre dhe zbutjen e ndikimeve që vijnë nga këto ndryshime.

Ai tha se në kuadër të legjislacionit nacional për ndryshime klimatike, aspektet që ndërlidhen me këto ndryshime janë përfshirë në legjislacionin mjedisor përkatës duke përfshirë Ligjin e Mjedisit, Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, Ligjin e ujërave dhe ligjet tjera relevante.

Kosova për shkak të statusit që ka në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nuk ka pasur mundësi të jetë pjesë e nënshkrimit të deklaratës së Parisit që u mbajt në dhjetor të vitit të kaluar për ndryshime klimatike.

Por pavarësisht kësaj, kjo e fundit ka bërë të gjitha përgatitjet që të jetë pjesëmarrëse aktive në adresimin e çështjeve për ndryshime klimatike.

Në këtë konferencë, ku ishin të pranishëm dhjetëra ministra të shteteve të regjonit dhe më gjerë,  u diskutua edhe për mundësinë e sigurimit të zhvillimit ekonomik me shkallë sa më të ultë të emisionit të karbonit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)