09 Maj 2024

Korrupsioni, pengesë serioze për sistemin e energjisë në EJL

Bruksel, 25 qershor - Korrupsioni i nivelit të lartë në sektorin e energjisë po ndikon në vendet e Evropës Juglindore, ku dhjetëra miliona euro kanë humbur gjatë dekadave të fundit në shtatë vende të rajonit.

Ky konstatim doli nga raporti: Fituesit dhe humbësit: Kush përfiton nga korrupsioni i nivelit të lartë në sektorin e energjisë së Evropës Juglindore? i lansuar të martën në Bruksel, gjatë Konferencës së Politikave të Nivelit të Lartë , në kuadër të Javës së Energjisë së Qëndrueshme në BE 2014.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit Politika energjetike të qëndrueshme në Evropën Juglindore (SEE SEP), i cili financohet nga Komisioni Evropian, UNDP dhe The Balkan Trust for Democracy, kurse implementohet nga ATRC në cilësinë e partnerit nacional për Kosovë, në bashkëpunim me organizatat e gjashtë shteteve të rajonit: Bosnjë, Shqipëri, Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi.

Organizatat në këtë konferencë kanë kërkuar nga institucioneve e BE-së që të trajtojnë reformën e sektorit të energjisë në Evropën Juglindore si një prioritet urgjent.

\"BE-ja duhet t\'i kushtoj vëmendje të veçantë ngjarjeve që janë duke ndodhur në sektorin e energjisë, duke përfshirë privatizimet dhe tenderimin e projekteve të reja, si dhe t’i mbikëqyr planet e qeverisë për investime të cilat shpesh nuk reflektojnë nevojat për një të ardhme të qëndrueshme të energjisë\", ka thënë Garret Tankosić - Kelly, drejtori i SEE Change Net.

Raporti Fituesit dhe humbësit: Kush përfiton nga korrupsioni i nivelit të lartë në sektorin e energjisë së Evropës Juglindore? përmbledh raste të korrupsionit të nivelit të lartë në sektorët e energjisë në shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, duke ilustruar se si korrupsioni është një pengesë e madhe për qëndrueshmërinë e sistemeve energjetike të këtyre vendeve.

Raporti përfshin rastin e ish-Kryeministrin kroat Ivo Sanader i cili ishte dënuar për marrjen e mitos prej 10 milion € nga kompania hungareze MOL për ti favorizuar ata në tregun kroat si dhe korrupsionin e dyshuar masiv në menaxhimin e kompanisë shtetërore serbe EPS.

Raporti gjithashtu përfshin dy raste nga Kosova: Rastin e shpifjeve lidhur me kontratën e KEK-ut dhe Aferën UNMIK/KEK.

Shtetet palë të Traktatit të Komunitetit të Energjisë planifikojnë rreth 28.8 miliard euro investime në energji nga vitit 2012 deri në vitin 2020 në Ballkanin Perëndimor.

Dirk Buschle, zëvendës drejtor i Komunitetit të Energjisë, pjesëmarrës në konferencë, theksoi se BE-ja ka një gamë të mirë të ligjeve për sektorin e energjisë, të cilat mund të kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit.

\"Ne kemi transpozuar këto ligje në një nivel shumë të lartë të pajtueshmërisë me standardet e BE-së. Hapi i fundit në transpozimin e legjislacionit do të ishte zbatimi i tij në mënyrë të hapur dhe transparente që mund të parandaloj korrupsionin dhe t\'ju japin institucioneve një avantazh për të krijuar besim dhe t\'i heqin dyshimet për korrupsion. Institucionet, gjykatat dhe autoritetet rregullative për energji në rajon janë të dobëta dhe nën presionin që po rritet gradualisht.”

Buschle mendon se zgjidhja mund të jetë krijimi i një organi neutral për zgjidhjen e kontesteve gjyqësore për rajonin, që mund të përfshij edhe rastet e korrupsionit dhe transparencës, si thelb i përvojës dhe mbështetjes së BE-së mbi sundimin e ligjit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)