18 Prill 2024

Koncerni energjitik EON ndahet nga Gazpromi rus

Gjenevë, 2 dhjetor - Koncerni energjitik gjerman, EON i thotë lamtumirë Gazpromit rus.

EON do të shesë paketën e aksioneve të Gazpromit, që përbëjnë 3,5% të Gazpromit dhe arrijnë vlerën e 3,4 miliardë eurove, bëri të ditur të mërkurën koncerni në Dyseldorf.

Një pjesë e aksioneve, 2,7% i blen Banka Ruse e Investimeve, VEB, ndërsa pjesa tjetër është nxjerrë ndërkohë në tregun financiar bën të ditur koncerni gjerman.

EON mban barrën e 45 miliardë eurove pas blerjeve të firmave të ndryshme energjitike vitet e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)