29 Prill 2024

Komunat shkëmbejnë informatat online mbi efiçiencën e energjisë

Prishtinë, 26 nëntor - Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE) dhe projekti i BE-së ‘Promovimi i Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme në Kosovë’ (EERES) ka themeluar një Platformë Komunikimi që do t’i mundësojë zyrtarëve komunal të shkëmbejnë informatat mbi Efiçiencën e Energjisë (EE) online.

Prezantimi i platformës vjen në kohën kur komunat po punojnë drejt hartimit të Planeve Komunale për Efiçiencë të Energjisë. Planet do të ofrojnë një pasqyrë reale të fushave ku duhet intervenuar në nivel lokal.

Platforma e Komunikimit EE iu mundëson anëtarëve të shkëmbejnë në formë të sigurt informata dhe praktikat më të mira, por gjithashtu edhe të komentojnë dhe shkëmbejnë ide në një hapësirë të sigurt në internet.

Në prezantimin e platformës do të jenë përfaqësuesit e AKEE dhe të projektit EERES. Kjo do të përcjellet nga një seancë trajnimi në praktikë për përdorimin e platformës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)