03 Maj 2024

Kinë, ulet konsumi i energjisë

Pekin, 14 shkurt - Në vitin 2013, vëllimi i konsumit të energjisë për çdo 10 mijë juanë të GDP-së është ulur 3.7%, duke realizuar objektivin e përcaktuar në fillim të vitit.

Në vitin 2013, qeveria kineze ka marrë shumë masa për kursimin e energjisë dhe uljen e nivelit të ndotjes.

Për realizimin e objektivave, autoritetet e niveleve të ndryshme kanë publikuar programet e ecurisë së punës për kursimin e energjisë, vlerësimet dhe kontrollin gjatë investimeve në pronën e paluajtshme. Vitin e kaluar shumë projekte me konsum të lartë energjie dhe elemente të ndotjes, nuk u miratuan.

Ndërkohë, qeveria kineze ka caktuar shumën prej 15 miliardë juanë(mbi 2.45 miliardë dollarë amerikanë) për të mbështetur trajtimin e mbetjeve urbane dhe të ujit.

Kina do të nxisë më tej zhvillimin e manifakturës, të pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe riciklimin e mbetjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)