05 Maj 2024

Kina e Japonia nënshkruajnë 51 projekte për kursimin e energjisë

Pekin,  28 nëntor - Qeveria e Kinë dhe ajo e Japonisë nënshkruan në Pekin 51 projekte të kursimit të energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Këto 51 projekte përfshijnë vendosjen e një standardi për ndërtimin e sistemeve të kursimit të energjisë, rritjen e efikasitetit në termocentrale, vendosjen e standardit të ndriçimit me gjysmëpërçues, distilimin e ujit të detit, integrimin dhe përfshirjen e shoqërisë me çështjet e internetit dhe pajisjeve të lëvizshme me \"qytetin e zgjuar\"dhe heqjen sanksioneve për mbetjet e padëmshme.

Nënshkrimi i 51 projekteve u bë gjatë Forumit të 6-të të Kursimit të Energjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit midis Kinës dhe Japonisë.

Ky forum është sistem i rëndësishëm dialogu në fushën e kursimit të energjisë dhe të mbrojtjes së mjedisit midis dy vendeve.

Në gjashtë forumet e organizuara deri tani janë nënshkruar gjithsej 120 projekte bashkëpunimi për kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)