07 Maj 2024

KFOR-i Italian ndihmon Rahovencin në fushën e energjisë diellore

Rahovec, 2 shkurt - Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi dhe Afrim Dina, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë arritur marrëveshje me KFOR-in Italian për instalimin e sistemit për furnizim me energji diellore të palestrës “Mizahir Isma”.

Ky është projekti i parë i këtij lloji që do të instalohet në objektet komunale, në këtë mënyrë do të krijohen kushte më të volitshme për sportistët tanë dhe do të bëhet kursimi i buxhetit komunal për vitet në vazhdim.

Mirëmbajtja e palestrës “Mizahir Isma”,  në qytetin e Rahovecit ka një kosto shumë të lartë dhe përmes këtij projekti do të ulët kostoja e mirëmbajtjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)