29 Prill 2024

KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës

Prishtinë, 1 gusht - Me qëllim që të ofrojë edhe më shumë lehtësira për konsumatorët, KESCO ka hapur pikën e re në qendër të kryeqytetit-KESCO Premium Center.

Kjo pikë do t’u shërbejë konsumatorëve për pagesa të energjisë elektrike, por edhe për kërkesa të konsumatorëve të të gjitha kategorive. Kujdes i veçantë i është kushtuar bizneseve, të cilat do të kenë zyre të veçanta dhe do të trajtohen me prioritet.

Meqë kryeqyteti është duke u zgjeruar dhe ndërtuar në vazhdimësi, KESCO po angazhohet që të ofrojë qasje sa më të lehta në kryerjen e shërbimeve të energjisë elektrike.  

Në hapjen solemne të kësaj dege, Drejtoresha për Shërbime me Konsumatorë, Çështje Rregullative dhe Tarifa, Rudina Heroi – Puka, tha se ky rast shënon një hap të rëndësishëm për të qenë në sinkron me kërkesat e konsumatorëve.

“Hapja e KESCO Premium Center dëshmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të qenë në hap me zhvillimet inovative dhe kërkesat e konsumatorëve, duke ofruar shërbime cilësore e moderne, të cilat janë gjithmonë e më pranë dhe lehtësisht të disponueshme për konsumatorët tanë. Përmes punëtorëve tanë të trajnuar dhe profesionalë synojmë të ofrojmë shërbime të personalizuara dhe profesionale, përfshirë pagesat e sigurta, të shpejta duke përdorur teknologjitë më të avancuara”, tha ajo.

Të kënaqur me hapjen e kësaj dege, u shprehën edhe disa konsumatorë, të cilët ishin të parët që kryen pagesa në këtë pikë, duke thënë se “kjo pikë e re është ndihmesë e madhe për ne sepse është më në qendër dhe nuk kemi nevojë me pritë në radhë të gjata, por kryejmë shërbime menjëherë”.

Me liberalizimin e tregut përpara, KESCO vazhdon ta dëshmojë se nuk është këtu vetëm për të dëgjuar, por edhe për të vepruar sipas nevojave të konsumatorëve, duke lënë ndikim pozitiv në jetën e gjithsecilit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)