29 Prill 2024

KEK-u vazhdon pyllëzimin e djerrinave dhe deponive

Prishtinë, 22 nëntor - Duke promovuar standardet e mbrojtjes së mjedisit dhe qëndrueshmërisë sociale, KEK sh.a. ka përfshirë praktikat e ri-kultivimit të tokave të cilat tashmë janë shfrytëzuar, si pjesë integrale të operimeve kryesore të prodhimit të thëngjillit dhe energjisë.

 
Duke filluar me Projektin e Pastrimit dhe Rikuperimit te Tokave ( PPRT) te bashke financuar me Bankën Botërore dhe Qeverinë Holandeze, KEK-u ka vazhduar me pyllëzimin dhe mbjelljen e fidanëve në hapësirat  djerrinave dhe deponive të hirit.


Deri me sot, janë trajtuar, ri-formësuar dhe mbuluar, mbi 240 hektarë hi dhe djerrina . Në këto hapësira janë mbjell rreth 44 hektarë tokë me 80,000 fidanë të llojeve të ndryshme, kryesisht drunj të cilët janë cilësuar adekuat për këtë lloj toke.

Më tej, Korporata ka vazhduar me aktivitetet e pyllëzimit në pjesën e djerrinës afër fshatit Lismir, ku tashmë janë ri-formësuar rreth 50 hektarë për ri-kultivim. Në këtë zonë, nga granti Bankës Botërore janë duke u mbjell rreth 25,000 fidanë. Për më tepër, për mbjellje në këtë zonë, me ndihmën e Agjencionit Pyjor të Kosovës janë siguruar edhe 20,000 fidanë tjera.

Përfundimisht, deri në fund të vitit numri fidanëve të mbjella nga korporata do te arrije rreth 130,000 cope ne një hapësire prej 66 hektarësh.

 
“Edhe pse ky aktivitet nuk është pjesë e operimeve tona kryesore, vullneti për gjelbërimin e të gjitha hapësirave të eksplatuara nuk mungon” tha Isak Nika, zëvendës- drejtor i Departamentit të Rikultivimit në Divizionin e Qymyrit.

Përmes Projektit në fjalë, është parashikuar të ri-formësohen dhe rikultivohen rreth 6.5 milion m2  djerrina dhe hi ashtu që këto sipërfaqet të kthehen në funksion të zhvillimit të natyrës si rezervate natyrore.

Me këtë rast, apelojmë tek të gjithë qytetarët të kenë parasysh ruajtjen e fidanëve të mbjell, pasi që gjelbërimi i këtyre hapësirave bëhet ekskluzivisht në interesin e komunitetit dhe popullatës në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)