02 Maj 2024

KEK-u përgatitet për dimër me premtimin se do të ketë rrymë

Prishtinë, 16 tetor - Edhe pse temperaturat janë ulur dukshëm furnizimi me rrymë sipas zyrtareve të Korporatës energjetike të Kosovës është stabilm, zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala, ka deklaruar se furnizimi është stabil me energji elektrike.

“Janë duke i bërë përgatitjet e fundit për dimër, dhe presin se ky vit të jetë më i mirë për furnizimin me energji elektrike për konsumatorët, reduktimet aplikohen vetëm në orët e pikut, reduktime për kategorinë A dhe B nuk ka fare, kurse për kategorinë C ka reduktime vetëm në kohë piku”, ka pohuar ai.

Buzhala ka thënë se janë duke u përgatitur fortë për dimër. Pasi blloku B 2 të kthehet nga remonti, ai thotë se do të prodhojë rrymë sikur të ishte i ri.
“Po përgatitemi për dimër që të jetë më mirë se dimri i kaluar. Blloku B2 i Termocentralit ‘Kosova B’ është në remont pikërisht për këtë punë ku pas kthimit në fund të nëntorit do t’i shtohen edhe kapacitetet prodhuese prej mbi 300 megavat orë energji elektrike”, ka pohuar ai.
Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala ka treguar se kontratat për import janë të lidhura , por që varen nga kërkesa dhe niveli i prodhimit në blloqet e KEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)