02 Maj 2024

KEK-u fillon shkyçjen e konsumatorëve

Prishtinë, 18 tetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) sot në mengjes ka nisur shkyçjen e konsumatorëve që kanë borxhe të mëdha në komunën e Prishtinës.

Zyrtarët e KEK-ut thonë se temperaturat e ulëta dhe mungesa e ngrohjes nga ana e Termokosit, janë shkak për rritjen e konsumit të energjisë elektrike.

Caffe bar “Arena”, që gjendet në objektin e Stadiumit të Prishtinës është shkyçur nga rrjeti elektrik prej ekipeve të KEK-ut.

Ky konsumator kishte borxh të papaguar prej 22 mijë eurosh. “Arena” është një nga 62 konsumatorët me borxhe të mëdha që u është ndërprerë furnizimi me 18 tetor.

Aksioni është shtrirë në të gjithë Prishtinën dhe do të vazhdojë ditëve në vijim edhe në komunat tjera.

Mbi 10 mijë konsumatorë po shkyçen çdo muaj. Aksioni ka kaluar pa ndonjë incident.

Ndihmë të veçantë në ndërmarrjen e veprimeve të tilla korporatës po i jep edhe Policia e Kosovës, të cilën korporata e falënderon përzemërsisht, ndërsa KEK-u një falënderim të veçantë shprehë edhe për mediat që po e mbështesin fuqishëm vënien e rregullit në sektorin energjetik.

Në raste të rikyçjes ilegale KEK po i dërgon lendet automatikisht në gjykatat përkatëse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)