20 Prill 2024

KEK-u e shet hirin

Prishtinë, 3 dhjetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) synon të fitojë para nga shitja e rreth 40 milionë tonëve të hirit.

Shumë kompani vendore e ndërkombëtare janë duke u interesuar për ta shfrytëzuar hirin e KEK-ut për nevojat e veta. KEK-u deri në fund të këtij viti, nëpërmjet shitjes së hirit, synon të fitojë para dhe ta gjelbërojë atë pjesë të tokës së djegur.

Zyrtarë të Korporatës kanë treguar për gazetën se për Projektin për Pastrimin e Hirit, Banka Botërore (BB) ka ndarë 10.5 milionë dollarë, Qeveria e Holandës 3 milionë euro, ndërsa KEK-u do t’i mbulojë shpenzimet operative në vlerë prej 3.5 milionë eurosh.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, ka theksuar se KEK-u ka angazhuar ekspertët vendorë si dhe ata nga Banka Botërore dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Sipas tij, me realizimin e këtij projekti dëshmohet se menaxhmenti i KEK-ut dëshiron t’i trajtojë me prioritet aspektet ambientale.

“Me hirin e Korporatës Energjetike të Kosovës kompani të ndryshme kosovare kanë filluar prodhimin e produkteve të tyre. ‘Sharrcem’, në bazë të kontratës me KEK-un, tash e një kohë të gjatë e merr hirin. Edhe ‘Trepça’ ka shprehur interesim dhe e ka marrë një sasi testuese të hirit për vlerësim të mundësisë së eksploatimit të tij. Në këtë fazë KEK-u është në proces të vlerësimit të interesimeve në mënyrë që t’i vazhdojë procedurat e shitjes”, ka thënë ai.

Burime të gazetës brenda KEK-ut kanë bërë me dije se një kompani amerikane është e interesuar për hirin e termocentraleve në Kastriot.

(Gazeta Epoka e Re)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)