28 Prill 2024

KEK: S’ka rrezik për shpërthime tjera

Prishtinë, 6 qershor - KEK-u ka njoftuar se pas veprimeve të ndërmarra në vendin e ngjarjes situata është nën kontroll dhe aktualisht nuk ka rrezik. KEK-u ka konfirmuar se nga ky shpërthim, janë lënduar disa punëtorë, por s’ka dhënë informacion për ndonjë punëtor të vdekur.

“Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një shpërthim në  Repartin e  Elektrolizës të  Termocentralit ‘Kosova A’. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, ekipet mbikëqyrëse të KEK-ut kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që informacioni është shpërndarë në të gjitha institucionet relevante në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave nga niveli qendror, komunal dhe ekipet mjekësore të qendrave të mjekësisë familjare dhe ato të QKUK-së”, është thënë në njoftimin e KEK-ut, në ët cilin është shtuar:

“Në vendin e ngjarjes të gjitha njësitë bashkërisht me shpejtësi kanë filluar evakuimin e personelit që në atë moment gjendej duke punuar në atë repart si dhe në repartet e tjera, në ndërkohë që kanë bërë edhe sigurimin e perimetrit të zonës ku ka ndodhur shpërthimi”, është thënë në komunikatën e KEK-ut.

KEK-u, ka bërë me dije se të gjithë personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrat më të afërta mjekësore dhe në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë. “Aktualisht është bërë evakuimi  i personelit  nga të gjitha repartet e Bllokut A”, ka njoftuar KEK-u.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)