06 Maj 2024

KEK ka arritur të stabilizojë përfundimisht prodhimin

Prishtinë, 5 janar -  Pas ndërmarrjes se hapave te suksesshëm te riparimeve kapitale qe u bene ne vitin 2014, edhe pse te ballafaquar me sfidat e moshës se stabilimenteve, gjate periudhës se kaluar, prodhimi i energjisë elektrike nga  njësitë gjeneruese te Kosovës A dhe Kosovës B ishte shume i qëndrueshëm, duke tejkaluar planin e aprovuar.

Fal kësaj performance te njësive te Termocentraleve ekzistuese, KEK ka arritur të stabilizojë përfundimisht prodhimin duke tejkaluar gjate vitit 2015 kërkesën për konsum për energji elektrike në nivel vendi.

Duke punuar me stabilimente, operimi te cilave është shume i pa parashikueshëm, duke bartur barrën e stabilitetit te sektorit te energjisë ne Kosove, KEK-u, në vazhdimësi, është duke eliminuar të gjitha pengesat potenciale duke ndërmarrë të gjitha veprimet për prodhim të qëndrueshëm, që t’i mundësojë furnizuesit publik (KEDS/KESCO) furnizim te qëndrueshëm.

Ne këtë vije, sot në mëngjes, më 05 janar 2016, me qëllim të ndërmarrjes së disa intervenimeve të domosdoshme teknike, KEK ishte i detyruar te ndal njësine B1 te Termocentralit “Kosova B”.

Për këtë ndalje, konform praktikave standarde të veprimit që zbatohen në raste të tilla, në mënyrë që të mundësojë ndërmarrjen e hapave adekuat, KEK-u ka informuar KEDS/KESCO-ne, që ka përgjegjësi dhe menaxhon me import dhe eksport të energjisë, para se të ndalet njësia në fjalë që mbrëmë më 04 janar 2015. Me këtë rast, pritet, që punët e parapara gjatë kësaj ndalese të kryhen me një dinamikë të shtuar dhe njësia B1 të kthehet në punë nesër.

Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për mirëkuptim, të gjitha palët e ndërlidhura që mund të jenë të  afektuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)