29 Prill 2024

KEDS/KESCO po importon më shumë se 350 MW energji elektrike

Prishtinë, 1 shkurt - KEDS/KESCO ka deklaruar se është mirënjohës për bashkëpunimin e të gjithë akterëve në sektorin e energjisë në përballjen me situatën e javëve të fundit.

"Siç e kemi theksuar edhe më herët, ne ishim dëshmitarë të konsumit më të madh të regjistruar ndonjëherë në Kosovë. Për të tejkaluar situatën, duke pasur parasysh faktin se gjatë orëve të konsumit më të lartë vetëm 50 për qind mund të mbulohej nga prodhimi vendor, nevojitet një bashkëpunim i madh", thekson KEDS.

Kjo tregon se shteti jonë është shumë i varur në importi dhe në këtë kohë kur kërkesa është shumë e lartë, jo vetëm që vështirë për të gjetur energji, por edhe është shumë e shtrenjtë.

Mungesa e prodhimit të mjaftueshëm të vend sipas KEDS dëmton qytetarët e Kosovës dyfish: me mosfurnizim të qëndrueshëm, por edhe një çmim shumë më të lartë të energjisë së  importuar që është shumë më i shtrenjtë se sa energjia e prodhuar në vend.

"Siç keni mundur të lexoni në media, ne u informuam paraprakisht nga KEK-u, që blloku B1 do të jetë jashtë operimit. Kjo njësi prodhon mbi 30 për qind të prodhimit të brendshëm dhe kur nuk funksionon në këtë kohë, shkakton një mungesë të madhe të energjisë."

KESCO menjëherë ka filluar të kërkojë energji nga importi për të mbuluar këtë hendek të madh. Kushtet atmosferike kanë rritur kërkesën për energji edhe në rajon, duke vështirësuar kështu sigurimin e importit të energjisë së nevojshme dhe ndërprerjet priten në orë të caktuara. Aq më tepër, duke pasur parasysh hendekun e madh që ndalimi I B1 do të shkaktoj në prodhim.

Siç mund të shihni në tabelën e mësipërme, KESCO tashmë po importon shumë në javët e fundit,  ndërsa edhe me ndalimin e njësisë B1, importi do të jetë edhe më i madh.

"Edhe një herë, në këtë kohë emergjente, ne do të dëshironim të falënderojmë të gjithë akterët e zinxhirit të energjisë si KEK dhe KOSTT për bashkëpunimin e tyre. Në të njëjtën kohë, ne apelojmë tek të gjithë klientët për shpenzim të përgjegjshëm dhe përdorim të metodave alternative të ngrohjes", thekson KEDS.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)