10 Maj 2024

KEDS zevendeson trafon e aksidentuar në Bllagajë

Prishtinë, 28 janar - Rikthehet furnizimi me energji elektrike në fshatin Bllagajë të Pejës ku si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur dje, kur një automjet është ndeshur me trafon elektrike, i ishte ndërprerë rryma këtij fshati.

Ekipet e KEDS-it kanë arritur që shumë shpejt të intervenojnë në vendin e ngjarjes edhe pse prishja ishte e madhe.

Ekipet nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, kanë marrë fillimisht masat përkatëse në parandalim të ndonjë dëmi eventual më të madh, që do rezultonte me rrezikshmëri të lartë pëë ekonomitë familjare në këtë fshat dhe më pastaj kanë nisur punën operative në sanimin e dëmeve deri tek rikthimi i furnizimit.

KEDS, ka vendosur trafo të re 160 kVA (kiloVoltAmper) si dhe ka rivendosur shtyllën mbajtëse meqë e mëparshmja, ishte është dëmtuar krejtësisht bashkë me trafon.

Banorët e fshatit Bllagajë, një fshat modern jo fort larg Pejës, kanë ndarë fjalët më të mira, për ekipet e KEDS-it me këtë rast.

 “Nuk mbahet mend për këto 16 vjet që dikush ka intervenuar më shpejt e më në kohë se sa ekipet e KEDS-it në këtë rast. Këtu rreziku ka qenë i madh, mirëpo KEDS menjëherë ka marë masat dhe tashmë ka sjellë edhe trafon e re e cila dukshëm do ndikojë edhe në kualitetin e furnizimit këtu. Ky fshat falënderon KEDS-in për këtë masë” - thotë Shefqet Tafili nga Bllagaja.

Njejtë sikur Tafili, flet edhe banori tjetër Shaban Muriqi.

“Kanë punuar vazhdimisht me shumë njerëz dhe shumë makineri. Dëmi ka qenë siç po e shihni edhe vet dhe kjo ka bërë që i tërë fshati të mbetet pa energji dhe rreziku ka qenë i madh sepse bëhet fjalë për tension të lartë” -përfundon Muriqi.

Furnizimi në Bllagajë është rikthyer rreth ores 18:00 sot (28.03.2016).

Lajmin për sanim të demit, intervenim të menjëhershëm dhe rikthim të energjisë e ka konfirmuar edhe Viktor Buzhala – zëdhënës i KEDS-it.

“Lajmi i mire është se Bllagajës i është kthyer furnizimi me energji”, tha ndër të tjera Buzhala.

 Avaria me energji në Bllagajë kishte ardhur si pasojë e një aksidenti, kur një makinë kishte goditur shtyllën në të cilën ishte e vendosur trafoja e këtij fshatit e cila furnizon tërë këtë rajon me energji elektrike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)