03 Maj 2024

KEDS , shpesh përballet me prishje në rrjet

Prishtinë, 29 maj - Për shkak të problemeve me njësinë gjeneruese B2 në KEK, ditëve të fundit jemi detyruar të bëjmë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike deri në momentet e realizimit të importit emergjent që si proces kërkon kohë, kapacitet të disponueshëm në treg si dhe përgatitje teknike.

Dëshirojmë të falënderojmë zyrtarët e KEK për përkushtimin maksimal në sanimin e problemit në njësinë gjeneruese për një kohë të shkurtë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm për ofrim të shërbimeve më të mira për qytetarë.

Përkundër përkushtimit maksimal të të gjitha palëve, për shkak të gjendjes së pajisjeve jo gjithnjë është i mundur furnizimi i vazhdueshëm me energji elektrike.

Në KEDS, shpesh përballemi me prishje në rrjet të cilat sanohen në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor. Sidoqoftë, ne kemi intensifikuar implementimin e planit tonë të investimeve me qëllim që gjendja e rrjetit të përmirësohet dhe të ofrohen shërbime më të mira për konsumatorë. Për më shumë, ne kemi intensifikuar edhe projektet për energjizim të pjesëve të reja me qëllim të ndriçimit sa më të shpejtë të çdo këndi të Kosovës.

Në anën tjetër, në raste të prishjeve të pa-planifikuara të njësive kryesore gjeneruese të KEK, përkundër përkushtimit maksimal të të gjithë punëtorëve të KEDS për sigurim të kapaciteteve të mjaftueshme energjetike që të mbulojnë kërkesën e konsumatorëve, jemi të detyruar të bëjmë ndërprerje deri në sigurim të kapaciteteve të mjaftueshme për konsumatorë.

Sidoqoftë, do të vazhdojmë të përpiqemi maksimalisht të minimizojmë problemet e mundshme në sektorin e energjisë, dhe në bashkëpunim me KEK dhe institucione tjera në sektorin e energjisë, të ofrojmë furnizim të pandërprerë me energji elektrike.


Përfundimisht, kërkojmë ndjesë nga të gjithë konsumatorët për ndërprerje eventuale të furnizimit dhe dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë që jemi duke bërë të pamundurën për ofrimin e shërbimeve më të mira të mundshme për të gjithë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)