29 Prill 2024

KEDS nuk po lejohet ta ndërrojë transformatorin e djegur në Pejton

Prishtinë, 20 pril l- KEDS njofton se pak para mesnatës ndërmjet të hënës dhe të martës është djegur një trafostacion 10/04 kV (kilovolt) në qytezën Pejton që furnizon me energji elektrike atë pjesë të kryeqytetit.

Nga djegia e saj pa tension kanë mbetur rreth 50 konsumatorë, kryesisht biznese. KEDS është përpjekur që të intervenojë menjëherë për ta ndërruar trafon, por pronari I hapësirës ku është i vendosur ky trafostacion e ka rrethuar me llamarinë dhe nuk lejon vendosjen e stabilimenteve që do të mundësonin rikthimin e energjisë elektrike për kosnuamtorët. KEDS ka bërë kërkesë menjëherë në Policinë e Kosovës që t’i mundësohen kushtet për kryerjen e punëve. Kompania do të intervenojë menjëherë posa të krijohen rrethanat për veprim.

Ndryshe, ka dyshime për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme dhe kërkon nga organet e drejtësisë që të fillojnë hetimet për rastin në fjalë.

Ekipet e KEDS edhe më herët janë penguar që të rregullojnë prishjet aty. 
KEDS kërkon nga të gjithë qytetarët bashkëpunim në mënyrë që në rastet e prishjeve të mos mbesin pa energji konsumatorët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)