30 Prill 2024

KEDS ndihmon fshatin Kaqandoll me trafo të re

Podujevë, 18 qershor - Lagjja e Kaqanollëve të Bradashit, tashmë ka trafon të  vendosur nga KEDS-i. Si rezultat i saj, dhjetëra familje kanë energji elektrike kualitative dhe brenda standardeve.

Nebih Kaqanolli nga Bradashi i Podujevës, është më i buzëqeshur këto ditë. Arsyeja është e justifikueshme.  Atij dhe bashkëfshatarëve të tij iu është zgjidhur problemi i furnizimit me energji elektrike, që kishte rënduar që nga paslufta.

“Është bërë mirë, vërtet kemi shpëtuar. Tash na funksionojnë të gjitha pajisjet pa asnjë problem”, thotë Kaqanolli, profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike të Podujevës. Nuk ngurrojnë të flasin as djemtë e tij, nxënës të shkollës fillore.

“Po mirë është, fantazi”, thonë njëzëri ata, teksa ndihmojnë babanë e tyre në punët bujqësore. Fjalët miradije kanë edhe Kaqanollët e tjerë.

“S’ka ku shkon ma mirë, bash hiç. E kam pritur këtë ditë moti. Erdh, dhe po i gëzohna edhe unë, edhe krejt farefisi”, shprehet Qamil Kaqanolli, banor i Bradashit po ashtu, në të tetëdhjetat e tij, teksa afrohet pranë trafos së re me një ombrellë të bardhë që i bënte hije në ditët e nxehta të qershorit. 

Trafoja më materialet përcjellëse ka rregulluar furnizimin me energji për dhjetëra familje të Bradashit. Intervenimi është bërë, pasi infrastruktura e trashëguar nga koha kur kompania ishte pronë publike, ishte e vjetër dhe e mbingarkuar.

“Në këtë pjesë kishte rënie të tensionit. Ne intervenuam menjëherë dhe tash konsumatorët kanë energji elektrike stabile”, thotë Hajdin Zhdrella, përgjegjës për projektin në fjalë nga KEDS-i.

Trafo e re së bashku me rrjetin përcjellës të vendosura  te Kaqanollët është një nga qindra projektet që KEDS ka në implementim për përmirësimin e shërbimeve për konsumatorët.

KEDS në fillim të pranverës ka identifikuar mbi 200 vendbanime me rënie të tensionit dhe është duke punuar që të rregullohen të gjitha deri në fund të vitit. Paralelisht është punuar edhe në projektet tjera të cilat po e modernizojnë infrastrukturën energjetike, që ishte trashëguar në një gjendje mjaft të rëndë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)