03 Maj 2024

KEDS ndërton largpërçuesin e ri

Prishtinë, 2 qershor - Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike - KEDS ka ndërtuar largpërçuesin e ri mbi 5.2 kilometra të gjatë që po sjellë shërbime shumë më kualitative për Fushën e Pejës dhe 7 fshatra përreth. Ky investim ka ndryshuar pamjen e rrjetit ekzistues në afërsi të qytetit më të madh të Dukagjinit.

Fusha e Pejës që nga maji i këtij viti ka tjetër ndriçim. KEDS ka ndërtuar largpërçuesin e ri që  ofron shërbime shumë më kualitative për lokalitetet në afërsi të qytetit më perëndimor të vendit, ku, pos Fushës së Pejës kanë përfituar edhe fshatrat: Trebovishi, Bllagoja, Qunguri, Naklla, Nabërgjani, Llabiani dhe Llugat e Drinit.

“Investimi është bërë me qëllim të përmirësimit të furnizimit me tension si në aspektin cilësor, ashtu edhe në atë sasior. Njëkohësisht është rritur edhe siguria, pasi që largpërçuesi ekzistues ishte mbi 30 vjet i vjetër dhe i dëmtuar”, tha Bujar Arifaj, menaxher i projektit në Departamentin për Implementim të Projekteve në KEDS.

Largpërçuesi i ri 10(20)kV ka një gjatësi të përgjithshme prej mbi 5.2 kilometrash. “Prej gjatësisë totale, 850 metra janë kanal kabllovik. Në kanal janë të vendosur 4 gypa fije 200 dhe gjithsej 13 puseta. Pjesa tjetër prej 4383 metrash është largpërçues ajror me shtylla të betonit”, shtoi Arifaj. 

Largpërçuesi sjellë përfitime për tetë lokalitete, ku përfshihen 32 trafostacione 0.4 kV.  

Nga ky investim i KEDS janë ndarë shumë të kënaqur edhe konsumatorët e zonave të afektuara. Largpërçuesi i Fushës së Pejës është vetëm njëri nga shtatë largpërçuesit që  KEDS i ka ndërtuar apo i ka në ndërtim e sipër gjatë këtij viti, përderisa i dyti është lëshuar tashmë në punë. Largpërçuesi i Bellanicës së Malishevës ishte lëshuar para disa javësh, duke sjellë shërbime shumë më kualitative për një pjesë të madhe të banorëve të kësaj komune.

Krahas finalizimit të largpërçuesve, po punohet edhe në trajnimin e stafit në relet mbrojtëse të implementuara në Stabilimente Shpërndarëse 10(20) kV. Trajnimi është konsideruar i domosdoshëm, meqë këto pajisje dallojnë nga ato të vendosura në kthinat shpërndarëse të mëhershme. Lidhur me këtë KEDS ka angazhuar edhe kompaninë Form Elektrik, që janë ndarë mjaft të kënaqur me përgatitjen e stafit. 

Largpërçuesit e rinj dhe investimet në tension të ulët janë pjesë e investimeve dhe tregojnë seriozitetin e konzorciumit Çalik- Limak për investime në Rrjetin e Shpërndarjes pas marrjes në pronësi të KEDS-it.

KEDS ka intensifikuar implementimin e planit të investimeve me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore për konsumatorë. Deri tash janë investuar miliona euro. KEDS do të investojë një shumë prej 110 milionë euro në 5 vitet e ardhshme dhe një shumë prej më shumë se 300 milionë euro në periudhën 15- vjeçare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)