02 Maj 2024

KEDS ndan 21 certifikata për përfundim të suksesshëm të internshipit

Prishtinë, 18 shtator - KEDS ndau 21 certifikata për përfundim të suksesshëm të internshipeve (punës praktike) për 21 studentë nga universitetet dhe bartësit tjerë të akredituar të arsimit të lartë në Kosovë.

Me anë të këtij programi studentët kanë bërë punë praktike në departamente të ndryshme të KEDS me qëllim të ngritjes së aftësive praktike në punë dhe me qëllim të parapërgatitjes për tregun e punës.

Me gjithë problemet në gjetjen e vendeve të punës dhe me numrin e madh të papunësisë, internshipet (puna praktike) janë dëshmuar si të qenit mënyrë e mirë për përfitimin e njohurive relevante, aftësive dhe përvojës duke themeluar lidhje të ndryshme në praktikë.

Internshipet në KEDS ofrojnë njohuri dhe përvojë në praktikë me qëllim të përgatitjes së studentëve dhe të posa-diplomuarve për tregun e punës.

Studentët e diplomuar me internshipe të përfunduara në rezymetë e tyre kanë mundësi më të madhe në gjetjen e pozitave dhe vendeve të punës pas diplomimit dhe besojmë që puna praktike do të ndihmojë në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.

Përfundimisht, mendojmë se të gjithë studentët mund të ofrojnë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ndërmarrjeve duke ofruar ide dhe zgjidhje të përfituara gjatë studimeve në institucione të arsimit të lartë në Kosovë.

Për më shumë, KEDS do të vazhdojë bashkëpunimin me studentë, institucione të arsimit të lartë dhe institucione tjera vendore në ofrimin e mundësive të internshipeve me qëllim të kontribuimit në zhvillimin e tregut të punës dhe në mënyrë indirekte, zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit.

“Puna si intern (praktikant) në qendrën e thirrjeve të KEDS ka shërbyer si mundësi shumë e mirë që si student të fitojë përvojë pune dhe të vazhdojë studimet njëkohësisht.\"

\"KEDS është ndër ndërmarrjet më të mëdha në Kosovë dhe njohuria e fituar në qendrën e thirrjeve dhe në departamente tjera të KEDS do të më ndihmojë në të ardhmen për punësim të mëtutjeshëm. Referencat e fituara dhe aftësia e zhvilluar ne punë ekipore kanë ndihmuar në zhvillimin tim personal dhe në përgatitje për tregun e punës.” – thotë Agon Ibrahimi, një ndër praktikantët e certifikuar.

Për fund, dëshirojmë të falënderojmë të gjithë studentët dhe institucionet e arsimit të lartë për bashkëpunimin dhe shpresojmë që bashkëpunimi të vazhdojë me qëllim të avancimit të jetës akademike në Kosovë dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)