03 Maj 2024

KEDS me import mbulon kërkesat e konsumatorëve

Prishtinë, 27 maj - Sot jemi lajmëruar për probleme të prodhimit të energjisë elektrike në njësitë gjeneruese në KEK përkatësisht, në bllokun B2 në termocentralin Kosova B.

KEDS është në përpjekje të vazhdueshme për të siguruar import të mjaftueshëm për të mbuluar kërkesat e konsumatorëve për energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

KEDS ka siguruar import maksimal të energjisë elektrike, që do të fillojë të realizohet nga ora 15:00 e ditës së sotme.

\"Luteni të keni parasysh që importi është proces që kërkon kohë, kapacitet të disponueshëm në treg si dhe përgatitje teknike dhe nuk mund të realizohet në afat të shkurtë kohor.\"

\"Nga KEK jemi informuar që janë duke u bërë të gjitha përpjekjet që njësia B2 të kthehet në prodhim, sidoqoftë, KEK do të informojë KEDS në afatin më të shkurtë kohor për kohën e saktë të kthimit të njësisë\", thekson KEDS në njoftim.

KEDS do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet që të realizojë import të mjaftueshëm për të mbuluar kërkesat e tërë qytetarëve të Republikës së Kosovës për energji elektrike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)