28 Prill 2024

KEDS bën me rrjet të ri elektrik Gjonajt e Hasit

Gjonaj, 21 mars - Banorët e fshatit Gjonaj të Hasit në Prizren, kanë përfituar rrjet të ri  energjetik. KEDS ka investuar në këtë fshat një trafo të re, si dhe ka bërë ndërrimin e  50 shtyllave.

Naim Arapi menaxher për projekte në KEDS tha se synim kryesor i këtij investimi ka qenë përmirësimi i infrastrukturës dhe furnizimi më i mirë i energjisë elektrike.

“Përveç,  përmirësimit të furnizimit më të mirë të energjisë, banorët e kësaj lagjeje në Gjonaj, ndihen më të sigurt për shkak të kabllove dhe telave të shkapërderdhur që kanë qenë deri më tash”, tha Arapi.

Ai tregon se trafoja që ka furnizuar me rrymë  një pjesë të konsumatorëve të këtij fshatit, ka qenë shumë e vjetër.
“Trafoja e vjetër 250 kvA (kilovolt Apmer), është zëvendësuar me trafo të re 400 kvA. Po ashtu në kuadër të këtij projekti janë vendosur edhe 50 shtylla elektrike të tensionit të ulët”, tha Arapi. 

Arapi tregon se nga ky projekt kanë përfituar 83 konsumatorë.

Ndërkaq, banorët e fshatit Gjonaj thonë se ky investim ka qenë i qëlluar dhe i domosdoshëm.
Banori i fshatit Rizan Lushaj tha se me këtë investim të KEDS-it, është përmisuar furnizimi me energji elektrike.

“Rrymën e kemi pasur shumë të dobët. As dritë si duhet nuk kemi pasur e lëre më të shfrytëzojmë për gjëra tjera”, tregon Lushaj.

Sipas tij, vendosja e trafos së re ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike.

“Tash e kemi rrymën e fortë, besa edhe siguri më të madhe, sepse edhe shtyllat i kemi pasur shumë të  vjetra”, tregon ai.
Menaxheri i projektit në KEDS Naim Arapi,tha se ky investim është bërë pikërisht për të përmisuar furnizimin me energji elektrike si dhe për të hequr rreziqet që banorët e lagjes së këtij fshati kanë pasur për shkak vjetërsisë së infrastrukturës.

“Jemi të kënaqur me përfundimin e këtij projekti. Besojmë se kemi bërë një zgjidhje të mirë për 83 konsumatorët e këtij fshati”, tha Arapi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)