07 Maj 2024

Italianët interesohen për të investuar në energji solare

Mitrovicë, 4 gusht - Përfaqësues të disa kompanive  të rëndësishme italiane  janë pritur nga kryetari i komunës,  Agim Bahtiri, me ç’rast është biseduar për investimet  eventuale  në sektorin e energjisë solare  në  Mitrovicë. Në takim i pranishëm ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Blerim  Baruti.

Gianni Drsisaldi, nga kompania Drisaldiassociati,  i tha kryetarit Bahtiri se janë duke analizuar mundësinë e investimeve në sektorin energjisë solare në qytetin e Mitrovicës.  Ai theksoi e prodhimi i  kësaj energjie  është pjesë e së ardhmes dhe kanë interes që të fillojnë menjëherë në realizmin e planit të përcaktuar nga komuna e Mitrovicës.

“Ne  kemi mësuar se komuna  juaj, si prioritet ka edhe  prodhimin e energjisë solare dhe për këtë  kemi ardhur të bisedojmë  me ju se cilat janë mundësitë reale për të investuar këtu. Dëshirojmë të dimë më shumë për legjislacionin i cili është në fuqi,  se si e rregullon këtë fushë, por edhe cilat  janë  kushtet që ne do të mund të prodhojmë rrymë, si dhe si do ta shesim atë”, tha ai.

Kryetari Bahtiri theksoi se procedurat  për përfitimin e këtij tenderi shkojnë  sipas ofertave dhe oferta  më e mirë fiton. Ai  theksoi se Mitrovica, jo vetëm në sektorin energjisë së ripërtërishme, por edhe në shumë sektorë tjerë ofron mundësi për investime, që janë të mirëseardhura.

“Ne mbështesim fuqishëm çdo investim të huaj, po ashtu edhe në sektorin e energjisë solare që konsideroj se është me rëndësi që prodhimi I kësaj energjie të filloj në Mitrovicë, pasi këtu janë kushtet shumë të mira, si pozita gjeografike, ashtu edhe klima.  Gjithashtu,  nga vit në vit,  do të ndajmë buxhet më të madh për e zhvillimin e sektorit të energjisë solare”, tha Bahtiri,

 Duke folur për mundësitë që ofron Mitrovica për prodhimin e energjisë  solare, Blerim Baruti, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, theksoi se pozita e reliefi  në Mitrovicë janë më të   përshtatshëm për prodhimin energjisë solare, se sa në Gjermani.

“Besoj që në këtë drejtim do të fokusohemi në bazë të një plani dhe më pas do të studiojmë mirë bazën ligjore dhe do të veprojmë në realizmin e   projektit në tërësi”, theksoi drejtori  Baruti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)