05 Maj 2024

Irani ndërton centralin e parë diellor në botë

Teheran, 18 dhjetor - Organizata për energjitë e reja të Iranit bëri të ditur se sot në qytetin Jazd në qendër të Iranit është inauguruar centrali i parë në botë që prodhon energji elektrike nëpërmjet energjisë diellore.

Jusef Armodeli, drejtues i kësaj organizate theksoi se në ndërtimin e këtij centrali janë përdorur pasqyrat diellore dhe ky central është i aftë të prodhojë energji elektrike edhe duke përdorur gaz natyror.

Ndërtimi i këtij centrali do t’i shtojë 467 megawat energji elektrike rrjetit kombëtar të energjisë elektrike të Republikës islamike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)